Home / Sport / Milani pranë Aquilanit

Milani pranë Aquilanit

8 qershor-Il Corriere dello Sport shkruan se Milani është shumë i interesuar për firmën e Aquilanit, pasi Juventusi refuzoi që të bënte ndonjë ofertë prej 16 milionë eurosh, aq sa kërkonte Liverpooli.

Kampioni i Italisë dhe klubi më i trofeshëm në planet, Milani, është futur në bisedime me Liverpoolin për mesfushorin që luajti si huazim te Juventusi sezonin që sapo lamë pas, Alberto Aquilanin.

Il Corriere dello Sport shkruan se Milani është shumë i interesuar për firmën e Aquilanit, pasi Juventusi refuzoi që të bënte ndonjë ofertë prej 16 milionë eurosh, aq sa kërkonte Liverpooli.

Tani Liverpooli kërkon 10 milionë euro për mesfushorin italian, gjë që ka hasur në mirëkuptim me interesat e klubit nga Milanello. Adriano Galliani është parë sipas Tribalfootball ditëve të fundit në Angli, për të biseduar për ish-mesfushorin e Romës. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *