Home / Lajme / Maqedoni / Milloshoski nuk do të jetë ministër

Milloshoski nuk do të jetë ministër

Shkup, 30 qershor-Arsyet për të heq dorë nga funksioni i njeriut të parë të diplomacisë së Maqedonisë, siç sqaroi Milloshoski janë personale dhe familjare

Antonio Milloshoski nuk do të jetë ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e re, që duhet ta formojë mandatari Nikolla Gruevski. Arsyet për të heq dorë nga funksioni i njeriut të parë të diplomacisë së Maqedonisë, siç sqaroi Milloshoski në konferencën e sotme të shtypit në MPJ, janë personale dhe familjare.

“Mora një vendim personal dhe familjar, që të mos jem pjesë e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë. Para gjashtë muajve për këto arsye familjare e informova kryetarin e Qeverisë. Këtë bisedë e mbajtëm sekret dhe e vazhduam pas zgjedhjeve parlamentare, kur u shfaq besimi dhe mirëkuptimi i plotë”, tha Milloshoski. Ai, paralajmëroi se si deputet në Kuvend me siguri do të kryesojë me Komisionin parlamentar për Politikë të Jashtme.

“Deri tani funksionin ministër të Punëve të Jashtme e kam kryer me entuziazëm, përkushtim të plotë dhe me nder të madh që kam pasur rastin t’i përfaqësoj interesat kombëtare të Republikës së Maqedonisë. Në karrierën time të deritanishme politike kam pasur rastin që të bashkëpunoj me disa politikanë nga Maqedonia, por si asnjëherë deri tani më gjatë, më mirë dhe me besim më të madh nuk kam pasur rastin dhe nderin që të bashkëpunoj siç kam bashkëpunuar dhe do të vazhdoj të bashkëpunoj me kryetarin e Qeverisë Nikolla Gruevskin”, theksoi Milloshoski.

Në pyetjen e gazetarëve se kush do të jetë trashëgimtari i tij, ai tha se shqyrtohen disa opsione, por nuk dëshiron që të bëjë spekulime. Antonio Milloshoski pa ndërprerje e kryen funksionin ministër i Punëve të Jashtme që nga viti 200

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *