Home / Lajme / Maqedoni / Mini-kamera për të kapur mbushjen e kutive

Mini-kamera për të kapur mbushjen e kutive

5 qershor-Burime të siguruara nga agjencia e lajmeve INA theksojnë se mini-kamerat speciale do ti vendosen vëzhguesve dhe aktivistëve të ndryshëm të cilët do të ndjekin nga afër procesin e votimit dhe do të xhirojnë gjithçka që mund të rrezikojë procesin e votimit apo regjistrimi do të bëhet gjatë tërë kohës, sidomos në periudhat kohore kur mund të ketë tentime për të mbushur apo për të votuar në grup.

Agjencia e lajmeve INA ka mësuar se disa parti politike janë mobilizuar për të ndjekur nga afër parregullësite e mundshme të procesit zgjedhor, nëpërmjet sigurimit të kamerave të fshehta speciale, që përdoren për spiunime.

Burime të siguruara nga agjencia e lajmeve INA theksojnë se mini-kamerat speciale do ti vendosen vëzhguesve dhe aktivistëve të ndryshëm të cilët do të ndjekin nga afër procesin e votimit dhe do të xhirojnë gjithçka që mund të rrezikojë procesin e votimit apo regjistrimi do të bëhet gjatë tërë kohës, sidomos në periudhat kohore kur mund të ketë tentime për të mbushur apo për të votuar në grup.

Këto mini-kamera janë shpërndarë nëpër zonat ku ka rreziqe për mbushje kutish dhe se kryesisht përmenden duke filluar nga komuna e Likovës, Haraçina, Hasanbeg, Çair, Saraj, Studeniçan, Tetovë dhe komunat përreth, Gostivar dhe komunat përreth, Zajaz, Osllomej si dhe zona të tjera që vazhdimisht në zgjedhjet e kaluara kanë qenë problematike. Gjithashtu skenari i njejtë siç bëhet e ditur është bërë edhe nga opozita maqedonase e cila gjithashtu jozyrtarisht ka shpërndarë mini-kamera të tilla. Çdo xhirim i parregullësive do ti kushtojë aktivistëve dhe simpatizantëve që do të mbushin kutitë apo të tentojnë të bëjnë manipulime. Qytetarët të cilët tentojnë të bëjnë manipulime apo mbushje kutish rrezikohen me 3 deri në 15 burg, varësisht nga shkeljet që mund të bëjnë ata. Monitoruesit ndërkombëtarë bëjnë të ditur se nuk janë të njohur me veprime të tilla. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *