Home / Lajme / Maqedoni / MO, çelësi i integrimeve euroatlantike

MO, çelësi i integrimeve euroatlantike

20 qershor-Në pjesën tjetër të Konferencës folën edhe ambasadori i Hungarisë, përfaqësuesi i BE-së, ambasadori i Suedisë dhe ambasadori i Britanisë së Madhe. Fjalim patën edhe zëvendëskryeministri i angazhuar për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdulaqim Ademi, sikurse edhe përfaqësuesi i mëparshëm i BE-së në Maqedoni, Soren Jesen Petersen.
Në pjesën e dytë të Konferencës do të marrin pjesë liderët politikë Ali Ahmeti, Branko Cërvenkovski dhe Lupço Georgievski.

Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, sot ka filluar konferenca ndërkombëtare, dedikuar 10 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, me titull “Marrëveshja Kornizë e Ohrit drejt anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO”.
Në pjesën e parë të konferencës, fjalime kishin përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar. Me këtë rast ambasadori i SHBA-së në vend, Filip Riker tha se implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, është proces me rëndësi vitale për vendin dhe për ardhmërinë e tij. Ajo, sipas tij, është çelësi i integrimeve euroatlantike dhe është qëllim primar politik, pandashëm e pranishme te të gjitha partitë politike dhe thuajse te e tërë popullata, pas marrë parasysh partinë, religjionin dhe përkatësinë etnike.
Në pjesën tjetër të Konferencës folën edhe ambasadori i Hungarisë, përfaqësuesi i BE-së, ambasadori i Suedisë dhe ambasadori i Britanisë së Madhe. Fjalim patën edhe zëvendëskryeministri i angazhuar për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdulaqim Ademi, sikurse edhe përfaqësuesi i mëparshëm i BE-së në Maqedoni, Soren Jesen Petersen.
Në pjesën e dytë të Konferencës do të marrin pjesë liderët politikë Ali Ahmeti, Branko Cërvenkovski dhe Lupço Georgievski.
Ndryshe, kjo konferencë ndërkombëtare, organizohet nga Universiteti i Kolumbisë-Programi për ndërtimin e paqes dhe të drejtave të njeriut, Fakulteti Juridik dhe Fakulteti Filozofik i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *