Home / Lajme / Maqedoni / MOST regjistron parregullsi

MOST regjistron parregullsi

5 qershor-Aleksov informon se në vendvotimet 2148 në Komunën e Velesit dhe 0024 në Komunën e Pehçevës është evidentuar lexim publik i emrave dhe mbiemrave të votuesve me ç’rast përfaqësuesit nga partitë politike i shënojnë, kurse në vendvotimin 0674 në Komunën e Kavadarit, një anëtar i Këshillit zgjedhor ka kapur një votues se si fotografon fletëvotimin, në vendvotimin 2257 në Komunën e Shtipit, gjithashtu është vërejtur një person i cili me celular e fotografon fletëvotimin

Vëzhguesit dhe zyrat rajonale të MOST-it deri në orën 11 kanë vërejtur parregullsi në më shumë vendvotime. Jehona e qytetarëve deri në orën 10 është më e madhe në Njësinë zgjedhore 3.

Siç njoftoi kryetari i MOST-it Darko Aleksov, në vendvotimet 2148 në Komunën e Velesit dhe 0024 në Komunën e Pehçevës është evidentuar lexim publik i emrave dhe mbiemrave të votuesve me ç’rast përfaqësuesit nga partitë politike i shënojnë.

“Në vendvotimin 0674 në komunën e Kavadarit, një anëtar i Këshillit zgjedhor ka kapur një votues se si fotografon fletëvotimin. Fleta e votimit është marrë, është bërë e pavlefshme dhe rasti është paraqitur në polici. Në vendvotimin 2257 në komunën e Shtipit gjithashtu është vërejtur një person i cili me celular e fotografon fletëvotimin. Fletëvotimi është bërë i pavlefshëm, ndërsa policia e ka larguar personin për çfarë arsye votimi është ndërprerë 15 minuta”, tha Aleksov në konferencë shtypi.

Në më shumë vendvotime në gjithë shtetin është regjistruar prezenca e materialit propagandues nga pjesëmarrësit në procesin zgjedhor.

Sipas MOST-it, administrata zgjedhore në kohë po reagon atje ku nevojitet.

Të dhënat nga programi PVT (numërim paralel i votave) tregojnë se jehona e votuesve deri në orën 10 në NJZ 1 është 15,28 për qind, në NJZ 2 – 13,78 për qind, në NJZ 3 – 18,55 për qind, në NJZ 4 – 18 për qind, në NJZ 5 – 13,49 për qind dhe në NJZ 6 – 8,63 për qind.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *