Home / Lajme / Maqedoni / Moti i lig shkakton dëme në Vicë

Moti i lig shkakton dëme në Vicë

9 qershor-Ndërkaq, para katër viteve poashtu breshëri dëmtoi kulturat bujqësore të këtij fshati por sot e kësaj dite askush nuk ka dhënë asnjë ndihmë ndërsa dëmshpërblime kanë marrë vetëm bujqit e Strumicës

Rrugë të dëmtuara, kultura bujqësore të shkatëruara dhe shumë dëme të tjera.

Këto janë vetëm disa nga dëmet që ka shkaktuar moti i lig gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm, në fshatrat e Malësisë së Sharrit.

Gjatë ditës së sotme një ekip i Televizionit Koha ka vizituar fshatin Vicë ku banorët e këtij fshati janë ankuar se moti i lig, i ërcjellur edhe me breshër ka dëmtuar më shumë kulturat bujqësore, që është edhe burim kryesor jetësor i këtyre malësorëve.

Moti I lig poashtu dëme ka shkaktuar edhe në rajonin e komunës së Jegunocit, sidomos fshatin Vratnicë dhe fshatrat përgjatë Lumit Vardar.

Gjatë ditës së sotme pritet që këta fshatra ti vizitojnë përgjegjësit e komisioneve të fatkeqësive elementare natyrore.

Ndërkaq, para katër viteve poashtu breshëri dëmtoi kulturat bujqësore të këtij fshati por sot e kësaj dite askush nuk ka dhënë asnjë ndihmë ndërsa dëmshpërblime kanë marrë vetëm bujqit e Strumicës.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *