Home / Lajme / Maqedoni / Musa Xhaferi zëvendëskryeministër

Musa Xhaferi zëvendëskryeministër

24 qershor-Ish zëvendëskryeministri në qeverinë BDI-LSDM Musa Xhaferi dhe ministër i pushtetit lokal gjatë qeverisjes VMRO-DPMNE –BDI, do të jetë zëvendëskryeministër për implementimin e Marrëveshjes së Ohërit. Së paku kështu bëjnë të ditur burime tona brenda BDI-së, lidhur me negociatat që zhvillohen mes BDI-së dhe VMRO-së, për formimin e koalicionit të ri qeveritar, i cili pritet të finalziohet sot.

Ish zëvendëskryeministri në qeverinë BDI-LSDM Musa Xhaferi dhe ministër i pushtetit lokal gjatë qeverisjes VMRO-DPMNE –BDI, do të jetë zëvendëskryeministër për implementimin e Marrëveshjes së Ohërit. Së paku kështu bëjnë të ditur burime tona brenda BDI-së, lidhur me negociatat që zhvillohen mes BDI-së dhe VMRO-së, për formimin e koalicionit të ri qeveritar, i cili pritet të finalziohet sot.
Arritja e kryeministrit Nikolla Gruevski në Shkup mesa duket është momenti final i dakordimit për bashkëqeverisje të VMRO-së me BDI-në. Burime konfidenciale brenda Bashkimit Demokratik për Integrim për “KOHA” bëjnë me dije se finalizimi i bisedimeve do të ndodhë në tryezën e dy liderëve, të cilët do të japin edhe verdiktin përfundimtar lidhur me bisedimet që vazhdojnë prej disa ditësh mes grupeve të punës nga të dyja partitë.

Gruevski dhe Ahmeti do të bëjnë dhe harmonizimin e qëndrimeve lidhur me pikat kryesore në bazë të të cilave do të hartohet edhe bashkëqeverisja e ardhshme, ashtu si edhe kompozimi i Qeverisë dhe përzgjedhja e emrave që do të ulen në postet kryesore drejtuese. “Deri më tani, asgjë nuk është precizuar nga grupet e punës. Marrëveshja për bashkëqeverisje dhe harmonizimi i qëndrimeve do të kryhet nga takimi i dy liderëve. Kreu i BDI-së është në pritje të kthimit të kryeministrit nga Praga dhe deri në fund të kësaj jave, detajet lidhur me bashkëqeverisjen do të bëhen publike edhe për opinionin”, thonë nga BDI.

Takimi i dy liderëve i parapriu edhe nisjes së bisedimeve mes dy palëve negociatore. Sipas burmimeve të BDI-së, në bisedën e parë mes Ahmetit dhe Gruevskit, dy liderët janë dakorduar sa i takon kontureve dhe principeve në bazë të të cilave do të zhvilloheshin bisedimet mes dy grupeve të punës të drejtuara nga zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi nga njëra anë dhe kreu i Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit, Sasho Mijallkov, nga ana tjetër.

“Takimi i dy liderëve, Gruevskit dhe Ahmetit ka përfunduar me marrëveshjen që detajet t’i koordinojnë grupet negociatore, ndërkohë që janë definuar vijat e ndarjes së pushtetit”, thanë për “KOHA” burimet konfidenciale brenda dy partive. Në këtë takim, dy liderët kanë vënë në tavolinë pretendimet e njëri-tjetrit për mënyrën dhe formën e bashkëqeverisjes së re në vija të përgjithshme, ndërsa bisedimet në nivelin e dytë që ende vazhdojnë mes grupeve negociatore nga BDI dhe VMRO-DPMNE, janë më shumë të karakterit teknik. Sipas të njëjtave burime, mund të supozohet se deri tani dakordimi mes Gruevskit dhe Ahmetit ka konsistuar, si në pjesën që ka të bëjë më ndarjen e pushtetit – ministrive, drejtorive e të tjera, po ashtu edhe me çështjen që tangon vendin – integrimin euroatlantik. Interesante është se dy liderët kanë arritur të bëjnë edhe një pakt tjetër, atë të zhvillimit të negociatave në konspiracion të plotë.

Edhe pse prononcimet zyrtare kanë qenë tepër të rralla gjatë këtyre ditëve, edhe përmbajtja e tyre nuk ka aluduar në asgjë konkrete. Një ditë më parë, Vlladimir Peshevski, përfaqësues i ekipit negociator të VMRODPMNE, nuk deshi të komentojë asgjë konkrete. Ndërsa përfaqësuesja e BDI-së, Ermira Mehmeti-Devaja bëri me dije se bisedimet vazhdojnë, por ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete. Të gjitha çështjet vazhdojnë të jenë të hapura për t’u shqyrtuar në tavolinën e negociatave. Pretendimet e integristëve janë ndër të tjera edhe zgjidhja përfundimtare e çështjeve që kanë të bëjnë me statusin e ish ushtarëve të UÇK-së, përdorimin e gjuhës shqipe, mbylljen e dosjeve të Hagës, simbolet e reja nacionale së bashku me hartimin e një ligji të ri për përdorimin e flamurit, si edhe shpërndarjen e të ardhurave të buxhetit.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *