Home / Sport / Nadal triumfon në Roland Garros

Nadal triumfon në Roland Garros

Tenisti numër një në botë, Rafael Nadal, ka dëshmuar se ai është në maje të këtij sporti, pasi ka mundur ne finale Roger Federer. Spanjolli ka regjistruar fitore prej 3-1 (7-5, 7-6, 5-7 dhe 6-1) në Roland Garros pas përballjes që zgjati 3 orë e 39 minuta.

Në këtë mënyrë, Nadal barazon rekordin e Bjorn Borg prej gjashtë titujsh në këtë garë.

Tenisti numër një në botë, Rafael Nadal dëshmoi dominimin derisa fitoi titullin e tij të gjashtë në French Open duke mposhtur në finale rivalin e tij më të madh, Roger Federer.

25-vjeçari spanjoll barazoi rekordin e fitoreve të Bjorn Borgut në Rolland Garros, pas triumfit 7-5 7-6 (7-3) 5-7 6-1 kundër zviceranit pas tri orë e 39 minutave.

Nadal, i cili tani ka fituar në total 10 Grand Slam tituj, po ashtu siguroi se do të mbetet në krye të renditjes botërore, para serbit Novak Djokovic.

Në një përballje jashtëzakonisht interesante, tenisti nga Mallorca u rezistoi përpjekjeve të Federerit për të rihapur meçin pas fitores së spanjollit në dy setet e para dhe rikthimit të zviceranit në të tretin. Por, Nadal dominoi plotësisht në setin e katërt, të cilin e përmbylli në favor të tij me rezultat bindës 6-1.

“Të fitoj në finale kundër njërit prej tenistëve më të mirë në botë dhe në histori është diçka e mrekullueshme për mua. Kjo është njëra prej ëndrrave të mia më të bukura”, tha Nadal.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *