Home / Lajme / Maqedoni / Ndërroi jetë Teki Dervishi

Ndërroi jetë Teki Dervishi

30 qershor-Teki Dervishi gjatë gjithë jetës së tij u murr me shkrime letrare e publicistike. Është autor i rreth 90 veprave letrare artistike, romane, poezi, drama.

Mbrëmë rreth ora 23:45 minuta, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë Teki Dervishi, aktualisht drejtor i gazetës kombëtare “Bota sot”, shkrimtar, publicist, ish i dënuar politik nga regjimi komunist serb.

Teki Dervishi u lind në Gjakovë më vitin 1943. Pas shkollimit fillor ai i ra në sy regjimit serb të asaj kohe dhe u burgos e u dënua që në moshën 17 vjeçare, ku vuajti dënimin disavjeçar me burgjet serbe.

Teki Dervishi gjatë gjithë jetës së tij u murr me shkrime letrare e publicistike. Është autor i rreth 90 veprave letrare artistike, romane, poezi, drama. Është autor i romaneve: Pirgu i Lartë, 1972, Padrona, 1973, Skedarët. 1974, Herezia e Dervish Mallutës, 1981, Palimpsest për Dush Kusarin, 1993. I përmbledhjes së tregimeve: Etje dhe Borë, I vëllimit të poezive Nimfa 1970, Shtëpia e Sëmurë 1978, Thashë 1981, Nimfa 1986. Ka botuar edhe këto drama: Zbutësi i njerëzve me sy prej zymrydi, 1979, Bregu i Pikëllimit, 1985, Pranvera e Librave, 1990, Zhvarrimi i Pjetër Bogdanit, 1990, Kufiri me atdhe, 1996, Vojceku, 1996, Eshtrat që kthehen vonë, 2000, Nesër nisemi për Parajsë, 1999, Ku është Populli?, 2003 si dhe i veprës me ese e kritika mbi teatrin Qan e qesh Talia 1978.
Teki Dervishi u angazhua në gazetën kombëtare “Bota sot” që prej themelimit të saj 16 vjet më parë. Ai ishte redaktor, kolumnist dhe së fundi drejtor i përgjithshëm i gazetës.
Varrimi i Teki Dervishit do të bëhet në vendlindjen e tij në Gjakovë.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *