Home / Lajme / Maqedoni / Negociatat me Maqedoninë, deri në fund të vitit

Negociatat me Maqedoninë, deri në fund të vitit

10 qershor-Fyle vlerësoi se “tani shfaqet momenti për Maqedoninë” dhe tha se pret që Athina dhe Shkupi ta shfrytëzojnë të njëjtin për të arritur zgjidhje, siç rekomandon BE-ja

Evrokomisioneri për zgjerim, Shtefan Fyle deklaroi se Maqedonia është në rrugë të mbarë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. “Shoh perspektivë deri në fund të vitit që Komisioni Evropian të fillojë negociata për bashkangjitje drejt BE-së me edhe disa vende nga Ballkani Perëndimor, për shembull me Maqedoninë, ku pati zgjedhje të suksesshme parlamentare”, deklaroi sot në konferencën për shtyp në Bruksel eurokomisari pëe zgjerim, Shtefan Fyle. Ai vlerësoi se “tani shfaqet momenti për Maqedoninë” dhe tha se pret që Athina dhe Shkupi ta shfrytëzojnë atë për të arritur zgjidhje, siç rekomandon BE-ja.”KE-ja i përfundoi sot negociatat me Kroacinë, puna është kryer”, shtoi Fyle. Tani vendet e BE-së duhet të vendosin nëse mundet që negociatat të llogariten të përfunduara dhe të nënshkruhet marrëveshja për inkuadrim”, theksoi eurokomisari.Eurokomisari theksoi se rruga e Kroacisë drejt BE-së ka filluar që në tetor të vitit 2005, dhe për atë kohë vendi ka kryer ndryshime serioze drejt sigurimit të sundimit të së drejtës dhe drejt ekonomisë së tregut

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *