Home / Lajme / Maqedoni / Nga DR-ja iku edhe Zymberi

Nga DR-ja iku edhe Zymberi

Fatkeqësia më e madhe është se paraqiti dorëheqjen pa u konsultuar as me strukturën dhe as me askë. Dha dorëheqje kokë më veti ç’ka tregon qartë se kjo parti paska qenë vetëm pronë e dikujt por jo edhe parti shoqërore, ku marrin pjesë të gjithë dhe që e kemi ndërtua të gjithë”, tha Zymberi

Abedin Zymberi ka braktisur postin e nënkryetarit të Demokracisë së Re, por nuk ka se ku të deponoj dorëheqjen pasi selisë së partisë i është vënë çelësi. Zymberi tha për Alsat-M se ndihet i zhgënjyer nga Selmani, i cili pas dështimit në zgjedhjet e 5 qershorit ka reflektuar një sjellje të pahijshme ndaj të gjitha strukturave partiake. Sipas tij, Selmani thjesht ka mbyllur zyrat dhe nuk përgjigjet në telefon. I revoltuar, Zymberi thotë se akti i dorëheqjes së kryetarit të DR-së Selmani dëshmon se kjo parti paska qenë pronë e dikujt dhe gjithë mundi i anëtarëve ka shkuar kot vetëm për përfitim të disa individëve. “Çdo moment pres që të hapet zyra dhe të paraqesë dorëheqjen time sepse nuk dua të komprometohem me figura të cilat kanë vetëm interesin personal e aspak interesin shoqëror për të cilin kemi punuar ne për ata. Me këtë injorim ai realisht na ka nervozuar të gjithë strukturën e DR-së, konkretisht mua si nënkryetar partie. Unë edhe dje shkova në selinë e partisë, desha të takoj dikë. Atje pash dyert e mbyllura dhe deri në këtë moment edhe kryetari nuk është paraqitur në telefon, dhe kjo dëshmon se në këtë parti nuk ka më bukë. Fatkeqësia më e madhe është se paraqiti dorëheqjen pa u konsultuar as me strukturën dhe as me askë. Dha dorëheqje kokë më veti ç’ka tregon qartë se kjo parti paska qenë vetëm pronë e dikujt por jo edhe parti shoqërore, ku marrin pjesë të gjithë dhe që e kemi ndërtua të gjithë”, tha Zymberi, nënkryetar i DR-së. Ai thotë se për momentin do të pushojë ndaj çfarëdo aktiviteti politik.

“Për momentin do të pushoj një herë edhe pse kemi oferta nga partitë e tjera politike, por nuk e shoh veten për këtë moment kaq shpejtë që të ulem ose të veproj me një subjekt tjetër politik. Do t’ja lëmë kohës dhe atje ku mendoj se do të gjejë hapësirë për veprim të jap kontributin tim maksimal, sigurisht se do të njoftohen të gjithë”, u shpreh Zymberi. Përveç tij, mësohet se brenda Demokracisë së Re ka edhe emra të tjerë që planifikojnë dorëheqjen, por që për momentin nuk guxojnë të dalin hapur. Kryetari i Demokracisë së Re Imer Selmani dha dorëheqje pas fiaskos në zgjedhjet e 5 qershorit. Partia e tij përjetoi një humbje të thellë në këto zgjedhje, duke mos arritur të sigurojë asnjë mandat deputeti.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *