Home / Lajme / Maqedoni / Nisin provimet e maturës shtetërore

Nisin provimet e maturës shtetërore

14 qershor-Në lëndën e dytë eksterne të enjten janë paraqitur 18.190 kandidatë. Kjo është lëndë e përzgjedhur dhe maturantët nga arsimi i mesëm gjimnazist dhe ai profesional mund të zgjedhnin midis matematikës dhe gjuhës së huaj, ndërsa maturantët e shkollave artistike – midis gjuhës së huaj dhe estetikës ose filozofisë.

Maturantët sot dhe të enjten do t’i japin provimet e lëndëve eksterne nga matura shtetërore. Sipas të dhënave të Qendrës shtetërore të provimeve (QSHP), këtë vit ka 36.474 fletëparaqitje për provim.

Sot prej orës 10 deri në orën 14 maturantëtdo t’i nënshtrohen testimit të parë dhe të obligueshëm ekstern – gjuhë amtare dhe letërsi. Janë paraqitur gjithsej 18.184 maturantë, prej të cilëve për testin gjuhë shqipe 5.063, për gjuhë maqedonase 12.771 dhe për gjuhë turke 350 maturantë.

Në lëndën e dytë eksterne të enjten janë paraqitur 18.190 kandidatë. Kjo është lëndë e përzgjedhur dhe maturantët nga arsimi i mesëm gjimnazist dhe ai profesional mund të zgjedhnin midis matematikës dhe gjuhës së huaj, ndërsa maturantët e shkollave artistike – midis gjuhës së huaj dhe estetikës ose filozofisë.

Numër më të madh të të paraqiturve ka për gjuhë angleze (14.802). për matematikë-niveli themelor, janë paraqitur 2.679, ndërsa niveli i avancuar 35 kandidatë. Gjuhë franceze do ta japin 450, gjuhë gjermane 176 dhe gjuhës ruse 67 maturantë. Testin e estetikës e kanë zgjedhur 96, ndërsa të filozofisë 12 nxënës. Dhënia e provimit të lëndës së dytë eksterne, më 16 qershor, do të zgjasë tre orë, prej orës 10 deri në orën 13.

Drejtori i QSHP-së Metodija Jançevski deklaroi për MIA-n se numri i maturantëve që do të japin provime gjatë dy ditëve të provimeve nuk përputhet (18.184 dhe 18.190) sepse ka kandidatë që vitin e kaluar nuk e kanë kaluar maturën shtetërore dhe këtë vit do të testohen në lëndën që nuk e kanë dhënë.

Testimin do ta përcjellin 1.830 testues – mësimdhënës, që do të sistemohen në klasat ku do të mbahet dhënia e provimit të maturës shtetërore. Janë angazhuar 316 vlerësues dhe 200 vëzhgues nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Qendra shtetërore e provimeve, Byroja për zhvillim të arsimit, Qendra për arsim profesional dhe trajnim dhe Inspektorati shtetëror i arsimit.

Rezultatet paraprake do të publikohen brenda 13 korrikut, sepse afati ligjor është 30 ditë pas dhënies së provimit. Matura shtetërore në Maqedoni jepet katër vite me radhë. Ajo është kusht për maturantët që të regjistrohen në fakultet.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *