Home / Lajme / Maqedoni / Njëherë në NATO, pastaj përmendoret

Njëherë në NATO, pastaj përmendoret

2 qershor-Lideri i BDI-së njëherësh shtoi, se jo të gjitha vendet e rajonit janë të lumtura që Maqedonia të rreshtohet pranë 27 vendeve të NATO-s dhe ju bëri thirrje politikanëve që të kenë guxim të marrin vendime të guximshme.

Jemi të përcaktuar fuqimisht për paqen, për marrëdhënie të fuqishme ndëretnike, duam që vendi ynë sa më parë të anëtarësohet në BE dhe në NATO dhe dëshirojmë zgjidhje sa më të shpejtë të emrit. Kështu tha lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, të mërkurën para simpatizantëve në tubimin e mbajtur në sheshin “Skënderbe” të Shkupit.

Ahmeti i siguroi qytetarët se ai dhe partia e tij do të investojnë dhe do të angazhohen që vendi sa më parë të rreshtohet në strukturat euroatlantike.

“Ne jemi njerëz të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm dhe nuk veprojmë me eufori, duam zgjidhje të drejta, duam që vendi ynë të mos vonohet në drejtim të anëtarësimit në NATO, përmendoret dhe shtatoret le t’i lejmë për më vonë, të gjykojmë drejt sepse paqja, siguria dhe stabiliteti janë vlera të çmueshme dhe prandaj nuk duhet të vonohemi në drejtim të zgjidhjes së emrit”, theksoi kreu i partisë Ahmeti.

Lideri i BDI-së njëherësh shtoi, se jo të gjitha vendet e rajonit janë të lumtura që Maqedonia të rreshtohet pranë 27 vendeve të NATO-s dhe ju bëri thirrje politikanëve që të kenë guxim të marrin vendime të guximshme.

Izet Mexhiti bartësi i listës një njësinë e parë zgjedhore paralajmëroi se në një datë tejet të veçantë për shqiptarët, do të fillojnë punimet në sheshin Skënderbeu.

“Punët e mëdha vijnë në ditë të mëdha. Më 28 nëntor do t’i fillojmë punimet në këtë shesh për të cilin shqiptarët kanë nevojë. Nëse deri dje në Shkup kemi protestuar që fëmijët,tanë të regjistrohen në shkollat e mesme kjo kohë ka përfunduar”, deklaroi Mexhiti. Ermira Mehmeti-Devaja bartëse e listës në njësinë zgjedhore numër dy, tha se vota e qytetarëve për BDI-në në zgjedhjet e pesë qershorit, do t’i deklasojë të gjithë ata të cilët i parashikuan humbjen kësaj partie, e cila siç tha, është vullkan që nuk ndalet dhe forcë që nuk mposhtet.

Ndërsa sportisti i shekullit në Maqedoni dhe kampioni i shumëfishtë, mundësi Shaban Tërstena, liderit të BDI-së Ahmeti, i dhuroi “Pllakatin e Artë”, të fituar në Lojërat Olimpike në Los-Anxhelos.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *