Home / Lajme / Maqedoni / Nobelisti “afron” Ahmetin dhe Thaçin

Nobelisti “afron” Ahmetin dhe Thaçin

12 qershor-“Jam shumë gëzuar dhe i nderuar për këtë çmim, por siç thash në dokumentar, mendoj se shumë e rëndësishme është që ne të motivojmë rininë të punojnë fort në edukimin dhe trajnimin e tyre që nëse punojnë me mentorë të mirë dhe elan, dhe nëse ke qëllim dhe punon fort, çdo gjë është e mundur”, tha Murati, pas marrjes së çmimit qytetar nderi i Tetovës.

Nobelisti shqiptar profesor doktor Ferid Murati të shtunën në mbrëmje është shpallur Qytetar Nderi i Tetovës. Nëpërmjet një ceremonie zyrtare të organizuar nga Komuna e Tetovës, kryetari Sadi Bexheti i ka ndarë çmimin nobelistit me prejardhje shqiptare. Gjatë fjalimit të tij, Bexheti tha se kjo ngjarje është shumë e vogël krahas kësaj figure, i cili njihet në dimensione ndërkombëtare dhe botërore. Ndërkaq, vetë Murati, është shprehur i emocionuar për nderin që i është bërë atij dhe familjes.
“Jam shumë gëzuar dhe i nderuar për këtë çmim, por siç thash në dokumentar, mendoj se shumë e rëndësishme është që ne të motivojmë rininë të punojnë fort në edukimin dhe trajnimin e tyre që nëse punojnë me mentorë të mirë dhe elan, dhe nëse ke qëllim dhe punon fort, çdo gjë është e mundur”, tha Murati, pas marrjes së çmimit qytetar nderi i Tetovës. Ndryshe, ceremonia e nderimit të novelistit Ferid Murati, për herë të parë ka sjellë në një eveniment dy liderët e partive më të mëdha shqiptare, atë të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi. Ndonëse të dy në sallë kanë hyrë një pas tjetrit, ata nuk janë përshëndetur, ndërsa gjatë gjithë kohës kanë qenë të shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë Arben Çejku. Në këtë eveniment poashtu ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Skënder Durmishi.(U.H)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *