Home / Lajme / Maqedoni / Notë 10 procesit të votimit

Notë 10 procesit të votimit

5 qershor-“Në tërë shtetin deri në këtë moment procesi zgjedhor po zhvillohet krejtësisht normalisht. Do të dëshiroja ashtu edhe të vazhdojë deri në orën 19 kur edhe do të përfundojë votimi. Shpresoj se të gjithë faktorët në këto zgjedhje do ta pranojnë vullnetin e votuesve”, theksoi Ahmeti.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti të dielën e shfrytëzoi të drejtën e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe votoi në vendvotimin numër 0816 në SHF “Xhuma” në Zajaz. “Do të dëshiroja që ky proces të zhvillohet në atmosferë demokratike. Qytetarët të dalin në votim dhe në mënyrë të qetë ta realizojnë të drejtën e tyre demokratike, përkatësisht të votojnë për ata, për të cilët mendojnë se do t’i mbrojnë më së miri interesat e veta”, deklaroi Ahmeti pas votimit. Procesin e deritanishëm të votimit ai e vlerësoi me, siç theksoi, dhjetë të pastër. “Në tërë shtetin deri në këtë moment procesi zgjedhor po zhvillohet krejtësisht normalisht. Do të dëshiroja ashtu edhe të vazhdojë deri në orën 19 kur edhe do të përfundojë votimi. Shpresoj se të gjithë faktorët në këto zgjedhje do ta pranojnë vullnetin e votuesve”, theksoi Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *