Home / Lajme / Maqedoni / OSBE/ODIHR: Procesi zgjedhor pa incidente

OSBE/ODIHR: Procesi zgjedhor pa incidente

5 qershor-“Deri tani votimet po zhvillohen pa probleme, mirëpo duhet të presim fundin”, deklaroi Lenarçiç, gjatë vizitës së një vendvotimi në shkollën fillore “Koço Racin” në Shkup.

Drejtori i misionit të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjev, Janez Lenarçiç ka deklaruar se procesi i votimit në Maqedoni deri tani po rrjedh pa probleme.

“Deri tani votimet po zhvillohen pa probleme, mirëpo duhet të presim fundin”, deklaroi Lenarçiç, gjatë vizitës së një vendvotimi në shkollën fillore “Koço Racin” në Shkup.

Ai theksoi se vëzhguesit e këtij misioni nëpër tërë vendin po vëzhgojnë votimet dhe numërimin e votave. “Këto janë zgjedhjet e 11-ta që po i vëzhgojmë këtu. Ne kemi mbi 300 vëzhgues afatshkurtër si dhe vëzhgues afatgjatë, që kanë mbërritur këtu para një muaji”, theksoi Lenarçiç. Sipas tij, të dhënat përfundimtare mbi procesin zgjedhor do të dërgohen pranë zyrës në Shkup dhe do të japen në një raport preliminar nesër në një konferencë me mediat.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *