Home / Lajme / Maqedoni / Osmani jo deputet, vazhdon me komunën

Osmani jo deputet, vazhdon me komunën

8 qershor-irëpo një qëndrim i tillë pritet të ndodhë edhe pas zgjedhjeve, pasi që burime pranë kësaj partie thanë se Rufi Osmani do të mbetet në krye të komunës së Gostivarit, ndërsa vendi i tij i deputetit do të zëvendësohet nga kandidati i radhës në listën për deputetë në njësinë e gjashtë zgjedhore.

Kryetari i RDK-së, Rufi Osmani do të mbetet në postin e kryetarit të komunës së Gostivarit, pas zgjedhjeve të 5 qershorit.

Osmani këtë e ka paralajmëruar para zgjedhjeve, pavarësisht nga rezultati i partisë së tij. Mirëpo një qëndrim i tillë pritet të ndodhë edhe pas zgjedhjeve, pasi që burime pranë kësaj partie thanë se Rufi Osmani do të mbetet në krye të komunës së Gostivarit, ndërsa vendi i tij i deputetit do të zëvendësohet nga kandidati i radhës në listën për deputetë në njësinë e gjashtë zgjedhore.

RDK në Parlament do të zëvendësohet nga deputetët Izet Zeqiri si dhe Flamure Demiri-Kreci.

Kreu i RDK-së, Rufi Osmani në mesazhin e tij pas zgjedhjeve deklaroi se RDK-ja do të vazhdojë me strukturimin e saj organizativ dhe do të jetë alternativë politike në ngritje në të ardhmen.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *