Home / Lajme / Maqedoni / Padi penale për policin e dyshimtë për vrasjen e Martin Neshkovskit

Padi penale për policin e dyshimtë për vrasjen e Martin Neshkovskit

8 qershor-Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska pranoi se i punësuari i tyre ka tejkaluar kompetencat e tij duke e rrahur deri për vdekje me shqelma në kokë djaloshin 23 vjeçar.

SPB Shkup sot ka parashtruar padi penale deri te prokuroria kompetente për vrasje kundër 32 vjeçarit I.S nga Shtipi, i punësuar në MPB i dyshuar se para dy ditësh në sheshin ‘Maqedonia’ në Shkup vrau të riun, Martin Neshkovskin 23 vjeçar.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska pranoi se i punësuari i tyre ka tejkaluar kompetencat e tij duke e rrahur deri për vdekje me shqelma në kokë djaloshin 23 vjeçar.

“Sektori i Punëve të Brendshme nga Shkupi sot ka ngritur padi penale në Prokurori kundër 32 vjeçarit nga Shtipi, i punësuar në MPB nën akuzën se para dy ditësh disa minuta pas mesnate, në Sheshin ‘Maqedonia’ pas një zënke verbale me viktimën Martin Neshkovski e ka sulmuar atë fizikisht duke e goditur disa herë me grushte dhe shkelma në kokë dhe trup, nga të cilat sipas raportit mjeko ligjor i riu 23 vjeçar ka pësuar gjakderdhje në tru dhe si pasojë, vdiq brenda një kohe të shkurtër. Me masat e marra, i dyshuari ka kryer veprën penale ‘vrasje’, për të cilën është parashikuar dënim sipas nenit 123 të Kodit Penal të Maqedonisë”, tha Jankullovska.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *