Home / Lajme / Maqedoni / Partitë e mbyllin me hare dhe protesta

Partitë e mbyllin me hare dhe protesta

3 qershor-BDI nuk do të kursejë as në ditën e fundit. Mbyllja e fushatës do të jetë një tjetër spektakël në sheshin e Tetovës, ndërkohë që disa kilometra më larg – PDSH do ta përfundojë me protestë përpara Qeverisë. RDK do të mblidhet në sheshin e Gostivarit

Në sheshe dhe para Qeverisë, me këngë dhe protesta. Ky është itinerari që do të ndjekin subjektet politike shqiptare në mbyllje të fushatës elektorale. Relativisht me një bilanc që e konsiderojnë pozitiv, të premten Bashkimi Demokratik për Integrim zhvendoset në Tetovë, në sheshin e qytetit për të bërë të një mbyllje po aq spektakolare sa edhe hapja e saj. Partia Demokratike Shqiptare do ta përfundojë fushatën në sheshin pranë Qeverisë, me simbolikën e protestës ndaj qeverisjes aktuale, ndërsa Rilindja Demokratike Kombëtare në Gostivar, në sheshin kryesor të qytetit. Në shtabin e BDI-së thonë se kanë mbetur të kënaqur nga rrjedha e procesit parazgjedhor dhe se do të vazhdojnë të angazhohen për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në mënyrë që të mos përsëriten incidentet që rëndom kanë shoqëruar më parë zgjedhjet. “Kemi vizituar të gjitha zonat dhe kemi pasur mundësinë që kandidatët tanë t’ia prezantojnë elektoratit. Mbyllja do të jetë në Tetovë dhe do të jetë një spektakël i vërtetë ashtu si edhe Konventa”, thonë në shtabin e integristëve. Por, PDSH ka vendosur që mbyllja të jetë ndryshe. Destinacioni i tyre i fundit do të jetë Qeveria, sheshi përballë saj, ku në një farë mënyre – do të demonstrojnë edhe pakënaqësinë para koalicionit qeverisës. “Këto ditë të fushatës kanë kaluar shumë mirë dhe jemi të kënaqur nga përkrahja që na ka dhënë elektorati”, thotë shefi i shtabit, Metin Izeti. RDK-ja e Osmanit zhvendoset në Gostivar. Nga shtabi i partisë bëjnë me dije se mitingu i fundit do të karakterizohet ashtu siç edhe ishte fushata e tyre – modeste. “Me gjithë shantazhet e shumta që kanë shoqëruar përkrahësit tanë, shtabet e tjera, na gëzon mbështetja dhe daljet masive në tubimet tona”, thonë në shtabin e partisë së Osmanit. Dy javët e fushatës zgjedhore, afati i së cilës skadon të premten në mesnatë, në bllokun politik shqiptar kaloi pa incidente, por edhe në një situatë jo shumë të elektrizuar politike e krijuar ndoshta edhe nga retorika më e përmbajtur e liderëve. Në tubimet e thuajse secilës forcë politike, si në fshatra ashtu edhe qytete, nuk kanë munguar përkrahësit të cilët kanë mbushur sheshet dhe sallat ku ato janë zhvilluar. Kostoja e fushatës duket se ka qenë më e lartë për BDI-në, e cila angazhoi edhe këshilltarë të huaj, por kishte realizuar edhe më shumë spote me kandidatët e saj kryesor, bilborda dhe pallate të afishuara kudo. PDSH, ashtu siç edhe paralajmëroi, realizoi një fushatë të kursyer, me të cilën ata mishëroheshin me gjendjen e vështirë ekonomike të shqiptarëve. Me më pak spote, të cilat janë transmetuar vetëm në një kanal televiziv dhe thuajse pa asnjë reklamë në mediat e shkruara, edhe bilbordët ashtu si edhe posterat e tyre, kanë qenë të kufizuar si në sasi ashtu në dimensione

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *