Home / Lajme / Maqedoni / Partitë në Maqedoni harxhuan miliona euro

Partitë në Maqedoni harxhuan miliona euro

3 qershor-“VMRO-DPMNE ka siguruar rreth 800 mijë euro ndërsa ka shpenzuar 1.6 milion euro, BDI ka shpenzuar 150 mijë euro, ndërsa nga donatorët ka siguruar vetëm 18 mijë euro, PDSH ka shpenzuar 16 mijë euro, kurse nga donatorët ka grumbulluar 11 mijë euro,” – është shprehur, Vojisllav Zafirofski, kryetar i komisionit shtetëror kundër korrupsionit.

Subjektet politike gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas Komisioni shtetëror zgjedhor, kanë shpenzuar miliona euro.

Subjektet politike gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas Komisioni shtetëror zgjedhor, kanë shpenzuar miliona euro.

Komisioni shtetëror zgjedhor ka publikuar raportet për shpenzimet financiare të partive politike në fushatën parazgjedhore, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit.

Në bazë të ligjit të ri për kodin zgjedhor, partitë kanë qenë të obliguara, që në ditën e 11 të fushatës ti dorëzojnë raportet financiare në të cilën duhet të saktësohen donatorët dhe personat fizik dhe juridik që ndihmojnë financiarisht fushatën e partive.

Në bazë të raportit të publikuar, komisioni shtetëror kundër korrupsionit ka konstatuar se katër parti politike,VMRO-DPMNE, BDI, PDSH dhe LDP kanë shpenzuar më shumë para se sa kishin të siguruara mjete financiare në llogaritë partiake për fushatë.

“VMRO-DPMNE ka siguruar rreth 800 mijë euro ndërsa ka shpenzuar 1.6 milion euro, BDI ka shpenzuar 150 mijë euro, ndërsa nga donatorët ka siguruar vetëm 18 mijë euro, PDSH ka shpenzuar 16 mijë euro, kurse nga donatorët ka grumbulluar 11 mijë euro,” – është shprehur, Vojisllav Zafirofski, kryetar i komisionit shtetëror kundër korrupsionit.

Partia më e madhe opozitare maqedonase, LSDM, ka marrë kredi nga një bankë vendase, e cila sipas komisionit antikorrupsion nuk mund të llogaritet si donacion. Të gjitha partitë politike janë informuar për shkeljen e Ligjit për financimin e fushatës parazgjedhore

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *