Home / Lajme / Maqedoni / PDSH analizon rezultatin e zgjedhjeve

PDSH analizon rezultatin e zgjedhjeve

21 qershor-“Kryesia Qendrore do të analizojë raportin e përgatitur nga Shtabi Qendror Zgjedhor lidhur me zgjedhjet, do të përgatitet një raport, ndërsa i njëjti do të jetë edhe para kuvendarëve, pas dy apo tri ditëve në Kuvendin Qendror të partisë, ku do të ketë diskutime lidhur me veprimin e mëtutjeshëm të partisë”, tha sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, Metin Izeti, para mbajtjes së mbledhjes.

Kryesia Qendrore e Partisë Demokratike Shqiptare të martën ka analizuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 5 qershor të këtij viti.
“Kryesia Qendrore do të analizojë raportin e përgatitur nga Shtabi Qendror Zgjedhor lidhur me zgjedhjet, do të përgatitet një raport, ndërsa i njëjti do të jetë edhe para kuvendarëve, pas dy apo tri ditëve në Kuvendin Qendror të partisë, ku do të ketë diskutime lidhur me veprimin e mëtutjeshëm të partisë”, tha sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, Metin Izeti, para mbajtjes së mbledhjes.
I pyetur rreth mospjesëmarrjes së liderit të partisë, Menduh Thaçi, në Konferencën e së hënës në UEJL, kushtuar 10 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, Izeti tha se kryetari Thaçi, ka qenë në udhëtim, kurse për pjesëmarrjen eventuale të kreut të PDSH-së në takimet tjera në lidhje me Marrëveshjen e Ohrit, do të vendosin organet e partisë. Ndryshe, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit, Partia Demokratike Shqiptare ka fituar 8 mandate të deputetëve. (Tv Koha&gazeta Koha)

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *