Home / Lajme / Maqedoni / PDSH denoncon parregullsi në Kërçovë dhe Shkup

PDSH denoncon parregullsi në Kërçovë dhe Shkup

5 qershor-“Grupacione kriminele të BDI-së, nën udhëheqjen e funksionarëve të tyre u futën me dhunë dhe kërcënuan komisionarët dhe vëzhguesit e PDSH-së në shumë vendvotime në Shkup dhe Kërçovë”, tha Tresi.

PDSH, menjëherë pas mbylljes së kutive, nëpërmjet zëdhënësit të saj ka denoncuar se grupe aktivistësh dhe zyrtarë të BDI-së kanë kërcënuar komisionarët dhe vëzhguesit e PDSH-së në Kërçovë dhe Shkup.

“Grupacione kriminele të BDI-së, nën udhëheqjen e funksionarëve të tyre u futën me dhunë dhe kërcënuan komisionarët dhe vëzhguesit e PDSH-së në shumë vendvotime në Shkup dhe Kërçovë. Funksionari Ismet Gurri, së bashku me grup aktivistësh të BDI-së me dosje kriminele, Azmi Kallaba, Mamer Shabani, Ejup Alimi kanë hyrë në vendvotimet në sh.f ‘Liria’ (2890, 2891) dhe sh.f ‘Kongresi i Manastirit’ (2883, 2884, 2885, 2886, 2887, 2888, 2889), Shkup. Kurse te sh.f ‘Idnina’, në vendvotimet me numër (2900, 2955, 2956) ka hyrë Ismail Muça, Isak Tusha, Ragip Doçi dhe nipi i Beqir Asani, Avdi dhe i ka nxjerrë me dhunë nga vendi i votimit anëtarët e Këshillit votues. E njëjta ka ndodhur edhe në fshatin Radushë të Shkupit. Incidente të ngjashme janë vërejtur edhe në Komunat e Zajazit (0814, 0816, 0819, 0821) dhe Osllomesë (0790, 0791, 0793), përkatësisht në fshatrat Zajaz, Kolare, Sërbic,Tuhin, Strellcë, dhe Garane. Të gjitha këto raste u janë komunikuar faktorin ndërkombëtar dhe vëzhguesve ndërkombëtarë të akredituar në Maqedoni”, ka thënë Luan Tresi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *