Home / Lajme / Maqedoni / PDSH do të veprojë në opozitë

PDSH do të veprojë në opozitë

14 qershor-Më 5 qershor pas përfundimit të zgjedhjeve Lideri I PDSH_së Menduh Thaçi uroi për fitoren konkurentin dhe oponentin e tij politik Ali Ahmetin e cila fitoi 15 deputet dhe tha se votat që I ka marrë nga shqiptarët nuk do të jenë pjesë e asnjë pazari për qeverisje të majtë, të djathtë apo të integrimit, por do të veprojë në opozitë.

Partia Demokratike Shqiptare nuk do të jetë pjesë e asnjë kombinatorike për pjesëmarrje në përbërjen e re qeveritare. Kështu të paktën thonë jozyrtarisht në partinë e Thaçit. Në këtë partinë hedhin poshtë edhe takmin e inskenuar në qarqe të ndryshme në Tiranë mes krerëve të PDSH-së dhe BDI-së me kryeministrin shqiptar Sali Berisha. “Në nuk do të jemi pjesë e qeverisë se re, pasi që platforma jonë dallon shumë nga ajo e BDI-së dhe partive tjera dhe për realizimine saj nevojitet një mbështetje më e madhe. Për momentin jemi të përcaktuar për të përforcuar kapacitetet tona si parti dhe veprimin tonë në opozitë”, thonë në partinë e Thaçit. Në këtë subjekt I cili në zgjedhjet e 5 qershorit morri 8 deputet, mohojnë çfarëdo biseda me ndonjërën parti maqedonase për të hyrë në koalicionin qeveritar. Nga partia më e madhe opozitare shqiptare hedhin poshtë edhe zërat të cilët mbrëmë janë plasuar në opinion nga një televizion I afërm me VMRO-DPMNE-në, se Gruevski mund të bisedojë edhe me PDSH-në për koalicionin e ardhshëm. Sipas burimeve të kësaj medie, kryeministri Gruevski mund të negocioj edhe me PDSH-në e Menduh Thaçit për formimin e Qeverisë së re dhe se me këtë parti që fitoi 8 deputetë do të siguronte një maxhorancë prej 63 deputetëve. “Për PDSH-në kthimi në pushtet do të ishte një shpëtim dhe përtëritje e plotë e këtij subjekti në të gjitha nivelet. Në rast se Ali Ahmeti do të kishte të drejtën të bisedojë me Cërvenkovskin për formimin Qeverisë, i cili ka humbur zgjedhjet, atëherë pse Gruevski nuk do të kishte të drejt të negocioj me Thaçin”, nënvizon televizioni, që njihet si një nga zëdhënësit e VMRO-DPMNE. Më 5 qershor pas përfundimit të zgjedhjeve Lideri I PDSH_së Menduh Thaçi uroi për fitoren konkurentin dhe oponentin e tij politik Ali Ahmetin e cila fitoi 15 deputet dhe tha se votat që I ka marrë nga shqiptarët nuk do të jenë pjesë e asnjë pazari për qeverisje të majtë, të djathtë apo të integrimit, por do të veprojë në opozitë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *