Home / Lajme / Maqedoni / Pengjet mes Ahmetit dhe Gruevskit

Pengjet mes Ahmetit dhe Gruevskit

22 qershor-Në dokumentin më të ri të Vikiliksit për Maqedoninë (17 qershor), që është shkresë e ambasadorit Filip Riker dërguar Departamentit Amerikan të shtetit, thuhet se Ahmeti i ka shprehur shqetësimin përfaqësuesit të lartë amerikan se theksimi i pamëshirshëm i identitetit maqedonas nga ana e Gruevskit, dëmton BDI-në. Në dokument theksohet se megjithëse është e qartë se Ahmeti është i frustruar, ai nuk ka plan për t’u larguar nga qeveria

Mungesa e përparimit në çështjen e emrit dhe marrëdhëniet ndëretnike në vazhdimësi mbajnë peng koalicionin qeveritarë mes VMRO-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim. Kështu i ka thënën lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ambasadorit amerikan në Shkup Filip Riker në takimet e realizuara më 19 dhe 20 janar. Ahmeti i ka thënë përfaqësuesit të lartë amerikan se theksimi i pamëshirshëm identitetin maqedonas nga ana e Gruevskit, dëmton BDI-në, pasi që shqiptarët janë gjithnjë e më të pakënaqur me praninë e mëtejshme të BDI-së në koalicion me Gruevskin. Në dokumentin e Vikiliksit, që është shkresë e ambasadorit Riker dërguar Departamentit Amerikan të shtetit, thuhet se megjithëse është e qartë se Ahmeti është i frustruar, ai nuk ka plan për t’u larguar nga qeveria. Gjithashtu thuhet se Ahmeti ka raportuar te ambasadori amerikan edhe për takimin i tij të parë me Presidentin Ivanov, për të cilin ka thënën se në përgjithësi ka qenë pozitiv dhe pragmatik.

BDI e frustruar dhe e pafuqishme ndaj çështjes së emrit
Ambasadori është takuar me udhëheqësin e BDI Ali Ahmeti dhe Zëvendëskryeministrin Abdilaqim Ademi më 19 janar dhe më 20 janar. Ahmeti ka deklaruar se zgjedhja e çështjes së emrit mbetet thellësisht e rëndësishme për komunitetin shqiptar, kurse Gruevski e ka bombarduar komunitetin maqedonas me propaganda në lidhje me identitetin dhe kulturën, dhe si rezultat ka patur miratim të fuqishëm të publikut. Nga ana tjetër, niveli i mbështetjes së BDI kishte marrë një goditje të rëndë, për të cilën Ahmeti pretendon se është, për shkak të pamundësisë së tij për të bërë më shumë shtypje mbi Kryeministrin për të zgjidhur çështjen e emrit. Në dokumentin e Vikiliksit thuhet se ambasadori Riker i ka shpjeguar Ahmetit se ekziston një shqetësim në rritje te komuniteti ndërkombëtar se Maqedonia nuk është angazhuar sinqerisht për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe të dyja shtetet, Maqedonia dhe Greqia, duhet të ndërmarrin hapa konkrete në këtë drejtim gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Ahmeti është pajtuar se kjo periudhë është vendimtare dhe se ka këmbëngulur se po bën presion ndaj Gruevskit. Megjithatë, ambasadorit i është dukur e paqartë se si BDI mund të ketë ndryshuar strategjinë e saj në lidhje me çështjen e emrit dhe nuk pranon të caktojë një datë në të cilën pikë partia e tij do të dalë nga koalicioni nëse nuk bëhen përparime. Ahmeti ka thënë se të dalit nga koalicioni vetëm se do të dëmtojë vendin dhe dëshiron që të shmangë një hap të tillë.
Ahmeti i ka thënë ambasadorit Riker se në takimin e tij me Gruevskin më 20 janar, koha më e madhe e takimit ka kaluar duke u ankuar Gruevski se Ahmeti po i bën presionin për zgjidhjen e çështjes së emrit. “Ahmeti i ka thënë Gruevskit se sondazhet e opinionit i kanë kërkuar atij për të bërë më shumë presion. Ahmeti i ka kërkuar Ambasadorit disa sqarime për aspekte të ndryshme të çështjes së emrit që Gruevski ua ka përcjellë atyre. Thuhet se Gruevski i ka thënë Ahmetit se Greqia është duke insistuar që identiteti dhe gjuha të përfshihen në negociata, se ndryshimi i emrit të vendit në pasaportë do të thotë edhe ndryshim të kushtetutës, dhe se aktiviteti në procesin e negociatave mund logjikisht të rifillojnë vetëm pas zgjedhjeve presidenciale greke. Ambasadori ka thënë se ne nuk besojmë që këto pohime të jenë të sakta”, thuhet në dokumentin e zbardhur nga Vikiliks lidhur me Maqedoninë. Gjithashtu Ahmeti ka theksuar se ai është i shqetësuar se taktikat politike të udhëheqësit të partisë opozitare, Cërvenkovski kanë qenë vetëm për të penguar aftësinë e Gruevskit për të zgjidhur çështjen e emrit. Ai ka ndjerë që Cërvenkovski ka krijuar një situatë jo të favorshme politike për Gruevskin, në të cilën nëse Gruevski nuk e zgjidhë çështjen e emrit, do të rrezikojë të ardhmen e vendit dhe nëse e zgjidh çështjen e emrit, atëherë ai do të kishte shitur identitetin e Maqedonisë. Ahmeti ka deklaruar se përçarja mes LSDM-së së Cërvenkovskit dhe VMROsë së Gruevskit është shumë më e thellë sesa ajo mes partive shqiptare. “Ahmeti besonte se nëse partive shqiptare do t`u paraqitej një mundësi për t`u bashkuar për zgjidhjen e çështjes së emrit, ata përkohësisht do të kishin mundur të kapërcenin dallimet e tyre, por bashkim i tillë do ishte i pamundur për LSDM-në dhe VMRO-në. Për atë arsye, Ahmeti nuk beson se një `Qeveri e unitetit’ do të ishte një opsion i mundshëm për zgjidhjen e çështjes së emrit”, thuhet në dokument.

Ndasitë etnike mbajnë peng koalicionin
Në dokumentin e Vikiliksit thuhet se Ahmeti ka përmendur disa ndasi etnike që, sipas tij, mbajnë peng marrëdhëniet e koalicionit dhe vështirësojnë situatën që Maqedonia të përqendrohet në çështjen e emrit. “Ai ka thënë se ndasi më e madhe aktualisht janë ligjet e propozuara për ndryshimin e regjistrave të shkollave fillore dhe të mesme nga gjuha shqipe në atë maqedonase dhe se Qeveria e Maqedonisë bën presion që gjuha maqedonase të jetë obliguese që nga klasa e parë (aktualisht gjuha maqedonase është obliguese prej klasës së katërt për komunitetet pakicë). Ai ka thënë se këto ligje kanë provokuar reagime të fuqishme posaçërisht te komuniteti shqiptar, sepse ligjet e tilla kanë shkaktuar kujtime të Maqedonisë së ish Jugosllavisë dhe kanë nxitur retorika të zjarrta nga të dyja palët (p.sh Kjo nuk është Shqipëri, Shkoni në Shqipëri nëse doni të mësoni në gjuhën shqipe). Ai gjithashtu ka bërë thirrje për ndërtimin e planifikuar të Kishës Ortodokse në sheshin e qytetit të Shkupit (së bashku me ndërtimin e pandërprerë të kishave dhe xhamive nëpër gjithë Maqedoninë). Ai ka theksuar se nuk mundet publikisht të kundërshtojë ndërtimin e kishës sepse për ndryshe do të quhet një mysliman jotolerant”, citohet të ketë thënë Ahmeti. Kreu i BDI-së ka thënë se shqyrtimi i vazhdueshëm i rasteve të 2001 të kthyera në Maqedoni nga ana e Tribunalit Ndërkombëtar për Krime Lufte dhe refuzimi i Qeverisë së Maqedonisë për të shqyrtuar parregullsitë e paraqitura nga grupi i posaçëm parlamentar në lidhje me dënimin e 12 shqiptarëve në rastin e Sopotit, gjithashtu mbajnë peng marrëdhëniet e koalicionit. “Ahmeti dëshiron të shohë të zgjidhura çështjet e kthyera dhe nuk dëshiron që ato të jenë çështje e ngrirë që VMRO i rihapë çdoherë kur ata duhet të bëjnë presion mbi to. Ahmeti ka thënë se VMRO është munduar të negociojë një kompromis në të cilin parlamenti do të pranojë rezultatet e rastit të Sopotit nëse BDI ndërpret bllokimin e ligjeve të propozuara mbi arsimin. Ahmeti ka thënë se të gjeturit e drejtësisë është shumë me rëndësi dhe se ai nuk do të bëjë marrëveshje”, thuhet më tej në dokumentin e Vikiliksit.

Koalicioni nuk ka funksionuar mirë
Në dokument thuhet se Ahmeti i ka shpalosur të gjitha këto çështje për Gruevskin në takimin e tyre më 20 janar dhe se Gruevski është pajtuar se koalicioni nuk ka funksionuar mirë. “Ahmeti ka thënë se Gruevski dukej i pakënaqur me mungesën e mbështetjes nga ana e BDI për ligjet mbi arsimin dhe gjithashtu ka qenë i pakënaqur me deklaratat e deputetëve të BDI në lidhje me çështjet e tjera. Ahmeti i ka thënë Gruevskit se mediat i kanë manipuluar këto deklarata dhe se ka qenë e nevojshme që të dy të bëjnë punë më të mirë në të kontrolluarit e pjesëtarëve të partive të tyre. Më në fund, Ahmeti dhe Gruevski kanë vendosur që zëvendëskryeministri Ademi dhe këshilltari i kryeministrit Martin Protuger, të ulen dhe të bëjnë një marrëveshje për të gjitha çështjet e paraqitura në mbledhje. Ajo mbledhje ka ndodhur më 25 janar dhe pasi që nuk kanë mundur të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e ndonjërës nga çështjet e lartpërmendura, të dy janë dakorduar se komunikimi mes BDI dhe VMRO duhet të përmirësohet”, thuhet në dokument. Gjithashtu theksohet se Ahmeti ka kërkuar nga ambasadori amerikan mbështetjen e SHBA-ve për zgjidhjen e këtyre çështjeve. “Ambasadori ka shpjeguar se çështjet e tilla siç është ajo e përdorimit të gjuhës në shkolla nuk duhet të jetë brengë kryesore për komunitetin ndërkombëtar; Maqedonia duhet të demonstrojë pjekurinë e saj si popull dhe të zgjidh ato çështje nëpërmjet dialogut konstruktiv racional. Ambasadori është pajtuar se plani i Qeverisë për ndërtimin e kishës në qendër të qytetit të Shkupit është shqetësues duke i dhënë më shumë presion shtetit, dhe se shpërndarja e burimeve për prioritete të tilla, në fund të fundit dëmton besueshmërinë e Qeverisë kur të kërkojë ndihmë ndërkombëtare për projekte zhvillimore. Ambasadori ka thënë se do të vazhdojë të përcjellë këtë pikë kryeministrit dhe e ka inkurajuar Ahemtin ta bëjë të njëjtën”, thuhet në dokumentin e Vikiliksit.

Takimi i parë Ahmeti-Ivanov
Në dokument citohet se Ahmeti e njoftuar ambasadorin Riker se takimi i parë privat mes tij dhe presidentit Ivanov më 30 dhjetor. Diskutimi është përqendruar në pranimin e dy shqiptarëve në stafin e Ivanovit dhe çështja e emrit. Ivanov është pajtuar me Ahmetin se negociatat me Greqinë për çështjen e emrit duhet të mbeten përparësi kryesore. Më vonë në mbrëmjen e 20 janarit, Ahmeti dhe gruaja e tij e kanë shoqëruar ambasadorin Riker në koncertin filarmonisë, veprim jo i zakonshëm për Ahmetin. Gjithashtu edhe presidenti dhe zonja Ivanov kanë qenë mysafirë dhe kjo ishte hera e parë që gratë e liderëve ishin takuar.

Presidenca e Cërvenkovskit
Në një dokument të zbardhur nga Vikiliks më datën 4 qershor, shkruhet rreth mandatit presidencial të Cërvenkovskit dhe planet për të ardhur në krye të LSDM-së. “Pasi që mandati i tij pesëvjeçar vjen kah fundi më 12 maj, Branko Crvenkovski përgatit veten edhe për një tranzicion politik–këtë herë duke u kthyer për të ringjallur LSDM e tij opozitare në kaos, pas humbjes dërmuese në zgjedhjet parlamentare të vitit 2008 dhe ato lokale dhe presidenciale të vitit 2009. I patrembur nga puna e konsiderueshme para vetes, Crvenkovski beson se koha është në anën e tij dhe vazhdon për të rindërtuar partinë tij dhe vazhdon për t’iu bërë therë kryeministrit Gruevski. Ambasada ka patur marrëdhënie të mira me Cërvenkovskin, i cili në përgjithësi ka dëshmuar të jetë më i arsyeshëm, i besueshëm dhe më i sofistikuar se Gruevski, veçanërisht në të menduarit strategjik në marrëdhëniet ndërkombëtare. Por, Crvenkovski gjithashtu është një politikan i pamëshirshëm i cili nuk ka hezituar të kundërshtojë hapa pozitive, kalimin e ligjit të gjuhës, njohja e Kosovës) në përpjekje për të fituar pikë tek komuniteti maqedonas”, thuhet në dokumentin e Vikiliksit. Më tej theksohet se ai është i vet-promovuar dhe kameleon i cili ka rishpikur veten me ndryshimet e ambientit. “Mandati i pasardhësit të tij, politikisht i papërvojë, profesorit Gjorgje Ivanov, ka të ngjarë të jetë dukshëm më i ndryshëm se i tij. I zgjedhur me kujdes si anëtar kandidat i VMRO-DPMNE-së, Ivanov nuk ka gjasa të jetë fuqimisht i pavarur. Gjithashtu Ivanov nuk ka gjasa për të bërë të njëjtën përshtypje sikur se ka bërë Crvenkovski–të një politikani me përvojë, me një shije të mirë se si punon bota”, thuhet në dokumentin e Vikiliksit.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *