Home / Lajme / Maqedoni / Për lirinë tonë nuk bëjmë kompromis

Për lirinë tonë nuk bëjmë kompromis

1 qershor-“Për lirinë tonë ne nuk bëjmë kompromis dhe negociata, sepse e kemi fituar me çmim të lartë dhe me gjak atë liri. Përkrahja që na jepet nuk është privilegj, por përgjegjësi e madhe. Përkrahja që na jepet duhet thellë të trokasë në zemrën tonë, është përgjegjësi e madhe, sepse ato që i kemi në programet tona duhet ti materializojmë”, theksoi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

ashkimi Demokratik për Integrim, të martën ka prezantuar programin zgjedhor dhe kandidatët për deputetë në rajone të Njësisë së dytë zgjedhore. Lideri i partisë, Ali Ahmeti, para banorëve të Komunës Shuto Orizare të Shkupit, theksoi se platforma e BDI-së bazohet në tri shtylla dhe se ato janë zhvillimi ekonomik, zbatimi i plotë i Marrëveshjes të Ohrit dhe integrimi i shtetit në BE dhe në NATO.

“Mbështetja e madhe e popullit, nuk është për atë se jemi të privilegjuar, por se na presin edhe shumë detyra që duhet t’i plotësojmë. Duhet të krijojmë të ardhme për të rinjtë, ata të mbeten këtu, e jo të ikin jashtë shtetit. Shpresoj dhe besoj në kuadrin e BDI-së sepse përbëhet nga ekspertë të cilët do të angazhohen për të mirën e popullit. Mbeten ende detyra të paplotësuara, si ato të Korridorit 8, që duhet të kryhen këtë mandat. Maqedonia domosdo do të inkuadrohet në NATO dhe BE, sepse dëshirojmë Evropë pa kufij. BDI ka vizion, opsion dhe projekte për të mirën e qytetarëve. Të gjithë që kanë dilema, le të dalin të votojnë, sepse vota jonë e krijoi Universitetin e Tetovës, studimet e disperzuara, Skënderbeun dhe do të krijojë edhe punë të tjera të rëndësishme për shqiptarët në Maqedoni”, porositi Ahmeti. Ai duke krahasuar BDI-në me partitë e tjera politike, theksoi se të tjerët kanë shumë dallime dhe divergjenca.

“Për lirinë tonë ne nuk bëjmë kompromis dhe negociata, sepse e kemi fituar me çmim të lartë dhe me gjak atë liri. Përkrahja që na jepet nuk është privilegj, por përgjegjësi e madhe. Përkrahja që na jepet duhet thellë të trokasë në zemrën tonë, është përgjegjësi e madhe, sepse ato që i kemi në programet tona duhet ti materializojmë”, theksoi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *