Home / Lajme / Maqedoni / Përgatitje për konstituimin e Kuvendit

Përgatitje për konstituimin e Kuvendit

22 qershor-Në mesditë do të mbahet takimi përgatitor në prag të mbajtjes së mbledhjes konstitutive të përbërjes së re parlamentare, ndërkohë që Komisioni Shtetëror Zgjedhor do t’ua ndajë vendimet deputetëve të rinj

Shkup,Në Kuvendin e Maqedonisë, sot në mesditë do të mbahet takimi përgatitor në prag të mbajtjes së mbledhjes konstitutive të përbërjes së re parlamentare.
Kryeparlamentari Trajko Veljanoski në takim kërkoi të marrin pjesë përfaqësuesit nga VMRO-DPMNE-ja, LSDM-ja, BDI-ja, PDSH-ja dhe RDK-ja, ndërsa është ftuar të marrë pjesë edhe deputeti më i vjetër në përbërjen e re Lubisav Ivanov Xingo, i cili do ta kryesojë mbledhjen. Afati ligjor për mbajtjen e mbledhjes konstitutive të Kuvendit skadon të shtunën më 25 qershor.
Nga ana tjetër, Komisionin Shtetëror Zgjedhor sot do t’ua ndajë vendimet deputetëve të rinj. Në zgjedhjet e parakohshme, që u mbajtën më 5 qershor, më shumë deputetë fitoi koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja 56, LSDM-ja 42, BDI-ja 15, PDSH-ja 8 dhe RDK-ja 2.

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *