Home / Lajme / Maqedoni / Përmendore masive në dalje të Shkupit drejt Tetovës

Përmendore masive në dalje të Shkupit drejt Tetovës

3 qershor-Përmendorja e gjatë prej 10 metrave do të vendoset në një qarkore në dalje të Shkupit për në Tetovë dhe se ajo konsiderohet edhe si përmendore mburojë e Shkupit.

Përmendorja e një revolucionari maqedonas Gjorçe Petrov do të vendoset më 28 qershor në lagjen që mban zyrtarisht emrin e njejtë në dalje të Shkupit për në Tetovë.

Përmendorja e gjatë prej 10 metrave do të vendoset në një qarkore në dalje të Shkupit për në Tetovë dhe se ajo konsiderohet edhe si përmendore mburojë e Shkupit.

Vendosja e kësaj përmendoreje që ka kushtuar mbi 13 milion denarë është pjesë e projektit “Shkupi 2014”, ndërsa ajo është vendosur nga komuna Gjorçe Petrov, Sokol Mitrevski, që vjen nga radhët e partisë VMRO-DPMNE të kryeministrit, Nikolla Gruevski. Punimi i kësaj përmendoreje është bërë në Beograd, ndërsa ajo dje ka mbërritur për tu vendosur në Shkup.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *