Home / Lajme / Maqedoni / Policia më aktive gjatë verës

Policia më aktive gjatë verës

23 qershor-“Do jemi të fokusuar me më shumë kontrolle në shpejtësi, matjen e alkoolit në gjak e kështu me radhë. Do kisha apeluar tek të gjithë qytetarët që lëvizjet në pjesën qëndrore të qytetit ti reduktojnë dhe pa ndonjë nevoijë seroize të mos frekuentojnë këto rrugë shkaku i mungesës së vendeve për parkim. Nuk kisha dashur që të merremi shumë me represion ndaj qytetarëve sepse dënimet janë shumë të larta” tha Bajrami

Sektori i Punëve të Brendëshme në Tetovës, në prag të ardhjes së mërgimtarëve shpalos masa të reja për regjimin e komunikacionit, me apel për rrespektim të të njëjtave që t`mos vij deri tek ndëshkimi.Masat e reja për lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve merren për pasojë të mungesës së edhe më tejshme të vend-parkingjeve të reja, thotë kryeshefi i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë Shefik Bajrami. “Do jemi të fokusuar me më shumë kontrolle në shpejtësi, matjen e alkoolit në gjak e kështu me radhë. Do kisha apeluar tek të gjithë qytetarët që lëvizjet në pjesën qëndrore të qytetit ti reduktojnë dhe pa ndonjë nevoijë seroize të mos frekuentojnë këto rrugë shkaku i mungesës së vendeve për parkim. Nuk kisha dashur që të merremi shumë me represion ndaj qytetarëve sepse dënimet janë shumë të larta” tha Bajrami. Ai poashtu ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes gjatë solemniteteve familjare me përdorimin e armëve të zjarit, sepse sipas tij, dënimet janë të rënda. “Të gjithë ata që do prishin qetësinë dhe rendin publik do ballafaqohen me sanksione të ndryshme , gjithashtu varësisht prej pasojave që do shkaktohen ndërsa është me rëndësi të theksohet sepse një numër i madh i njerëzve kanë humbur dhe jetën gjatë këtyre solemniteteve., prandaj apeloj tek tgjithë qytetarët që të tregojnë një mature një civilizim sepse sepse si fenomen nuk shkon në dobi të askujt” thotë kryepolici tetovar. Policia, ka bërë të ditur numri një i SPB-së në Tetovë se ka bërë një plan që do të sigurojë një komunikacion më pak të dendur, transmeton televizioni Koha-Tetovë.(U.H)

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *