Home / Lajme / Maqedoni / Policia serbe paralajmëron tifozët e Shkëndijës

Policia serbe paralajmëron tifozët e Shkëndijës

25 qershor-Takimi në mes të kampionit të Serbisë dhe të Maqedonisë që do të zhvillohet me 12 korrik ka mundësi që edhe nga UEFA të shpallet një takim “me shkallë të lartë të rrezikut”

MUP-i i Serbisë ka paralajmëruar masa rigoroze kundër simpatizuesve të Shkëndijës, nëse ata provokojnë shikuesit vendorë.

Takimi i xhiros së dytë parakualifikuese për Ligën e Kampionëve ndërmjet Partizanit të Beogradit dhe Shkëndisë së Tetovës, i cili mbahet në kryeqytetin e Serbisë, ka shkallë të lartë të rrezikut, ndërsa policia serbe ua ka tërhequr vërejtjen simpatizuesve të ekipit mysafir se do të reagoj shumë ashpër ndaj provokimeve të mundshme, transmeton portali Qendra.

Takimi në mes të kampionit të Serbisë dhe të Maqedonisë që do të zhvillohet me 12 korrik ka mundësi që edhe nga UEFA të shpallet një takim “me shkallë të lartë të rrezikut”

MUP-i i Serbisë ka paralajmëruar masa rigoroze kundër simpatizuesve të Shkëndijës, nëse ata provokojnë shikuesit vendorë.

“Nuk do të lejojmë shkeljen e Kushtetutës të Republikës së Serbisë. Nëse dikush mendon se në Beograd mund të shpalosë flamurin e shtetit të paqenë të Kosovës, mashtrohet keq. Mysafirët janë të mirëseardhur nëse duan anim korrekt, por duhet ta dinë se këtu është Serbi, sikur secili shtet tjetër evropian, prandaj edhe kemi të drejtë ta mbrojmë kushtetutën tonë”, kanë porositur zyrtarët e policisë serbe përmes gazetës “Kurir”. “Njësoj si do të reagonte secila polici dhe MUP-i Serbisë do të arrestoj secilin që do ta shpalosë flamurin e lartë përmendur”

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *