Home / Lajme / Maqedoni / Prangoset përdhunuesi

Prangoset përdhunuesi

16 qershor-Të frikësuar për jetën e tyre, vajzat kanë vepruar si u ka thënë ai, dhe të tre janë nisur drejt pyllit. Atje, 27 vjeçari e ka abuzuar seksualisht vajzën më të madhe, ndërsa më pas ka tentuar që të ketë edhe marrëdhënie të drejtpërdrejta seksuale, por në këtë qëllim ai nuk ka pasur sukses. Pak më vonë, i dyshuari F.J. ia ka marrë një hallkën e dorës dhe kartelën e telefonit, ndërsa edhe njëherë seriozisht u është kërcënuar të dyjave që të mos e paraqesin rastin në polici, përndryshe do t`i vriste”, sqaron ngjarjen zëdhënësi i SPB-së së Tetovës, Marjan Josifovski.

Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës, pas arrestimit, të mërkurën ka parashtruar padi ndaj tetovarit F.J. për veprat “përdhunim” dhe “plaçkitje”.
Sipas policisë, 27 vjeçari, dyshohet se më 11 qershor rreth orës 18.45 minuta në vendin “Banja e Tetovës” në afërsi të çezmës, ka takuar dy vajza nga Tetova, njëra e mitur dhe tjetra më e moshuar, ka nxjerrë pistoletën dhe duke i kërcënuar se do të shkrepte, ka kërkuar nga të dyjat që menjëherë të shkojnë në pyll me atë.
“Të frikësuar për jetën e tyre, vajzat kanë vepruar si u ka thënë ai, dhe të tre janë nisur drejt pyllit. Atje, 27 vjeçari e ka abuzuar seksualisht vajzën më të madhe, ndërsa më pas ka tentuar që të ketë edhe marrëdhënie të drejtpërdrejta seksuale, por në këtë qëllim ai nuk ka pasur sukses. Pak më vonë, i dyshuari F.J. ia ka marrë një hallkën e dorës dhe kartelën e telefonit, ndërsa edhe njëherë seriozisht u është kërcënuar të dyjave që të mos e paraqesin rastin në polici, përndryshe do t`i vriste”, sqaron ngjarjen zëdhënësi i SPB-së së Tetovës, Marjan Josifovski.
Ai më tej shton se gjatë një kontrolli në shtëpinë e F.J., të mërkurën, ekipet e policisë së Tetovës kanë gjetur një pistoletë me gaz “Ekol Sava Magnum”, si dhe veshjen të cilën e ka patur atë ditë, ndërsa kanë gjetur edhe hallkën të cilën ndërkohë e ka shitur në një argjendari të Tetovës. Ndryshe, gjykatësi hetues i Gjykatës Themelore të Tetovës të mërkurën, F.J. i ka shqiptuar masën e arrestit prej 30 ditëve. SPB, ngjarjen tërësisht e ka zbardhur brenda tri ditëve. (U.H.)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *