Home / Lajme / Maqedoni / Promovohet revista “Kërkime Historike”

Promovohet revista “Kërkime Historike”

27 qershor-Historianët shqiptarë theksuan se për herë të parë po botohet kjo revistë e cila do të jetë një vepër periodike që do të përmbledh një opus të gjërë të fakteve dhe dokumenteve historike shqiptare në Maqedoni, por edhe më gjërë. Kryetari i SHHM, Skender Hasani foli mbi këtë revistë, që sipas tij, del në dritë për herë të parë nga një shoqatë shqiptare në Maqedoni dhe e cila do të jetë e hapur dhe një tribunë për historianët shqiptarë, por edhe një thesar për gjeneratat e ardhshme.

Në Shkup sot u promovua revista “Kërkime historike” e botuar nga Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni.

Në këtë ceremoni të promovimit kanë marrë pjesë përfaqësues të historianëve nga gjitha trevat shqiptare, personalitete zyrtare, mes tyre edhe zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi.

Historianët shqiptarë theksuan se për herë të parë po botohet kjo revistë e cila do të jetë një vepër periodike që do të përmbledh një opus të gjërë të fakteve dhe dokumenteve historike shqiptare në Maqedoni, por edhe më gjërë. Kryetari i SHHM, Skender Hasani foli mbi këtë revistë, që sipas tij, del në dritë për herë të parë nga një shoqatë shqiptare në Maqedoni dhe e cila do të jetë e hapur dhe një tribunë për historianët shqiptarë, por edhe një thesar për gjeneratat e ardhshme.

Zëvendëskryeministri Ademi i cili mori pjesë në promovim theksoi se është një revistë historike, e cila përmbledh një vistër të vërtetash të dokumentuara për shqiptarët nëpër shekuj.

“Kjo revistë sheh dritën e botimit pas një mungese 15 vjeçare, andaj rëndësia e saj bëhet edhe më e theksuar për shkak nevojës që të publikohen edhe dokumentohet shumë të vërteta tona historike, pikërisht në momentin e tanishëm, kur qarqe të caktuara, që nuk ia duan të mirën këtij vendi, dëshirojnë ta shtrembërojnë të vërtetën historike dhe të nxisin mosbesimin mes etnive të ndryshme”, tha Ademi. Ai më tej shtoi se ky rikthim i kësaj reviste, përkon edhe me një vit jubilar shumë të rëndësishëm për shqiptarët e Maqedonisë, siç është 10 vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Kjo revistë është ndihmuar edhe nga sekretariati qeveritar për Marrëveshjen e Ohrit.

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *