Home / Sport / PSG futet fuqishëm në merkato

PSG futet fuqishëm në merkato

Që prej kohës së blerjes së 70% të kontrollit nga investitorë të Katarit, skuadra franceze e PSG-së është vënë në kërkim të shumë yjeve të botës së futbollit.

Buxheti i merkatos për këtë klub është rritur ndjeshëm pasi nga 50 milion euro që ishte ka shkuar në 150. PSG ka caktuar ish-trajnerin e Interit, Leonardo si menaxher të përgjithshëm të klubit.

Skuadra franceze i ka treguar “muskujt e fortë” pasi ka blerë sulmuesin brazilian të Lorientit, Kevin Gameiro dhe po ashtu ka blerë një ndër portierët më të mirë të kampionatit francez, Nicolas Douchez.

Tashmë, PSG ka drejtuar sytë nga Berbatov, sulmues i Mançester Junajtit, Samuel Eto, sulmues i Interit, Borrileo, sulmues i Romës dhe Kaka mesfushorë i Real Madrid. Gjithashtu kjo skuadër ka synim edhe shumë lojtarë të tjerë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *