Home / Lajme / Maqedoni / Publikohen donatorët e vegjël, mister të mëdhenjtë

Publikohen donatorët e vegjël, mister të mëdhenjtë

9 qershor-Gjatë të gjitha cikleve të deritanishme zgjedhore, para dhe pas tyre, përmenden shuma të mëdha të hollash me të cilët në mënyrë kundërligjore u jepet përkrahje financiare partive. Megjithatë, partitë vazhdojnë t’i publikojnë emrat e donorëve të vegjël, midis të cilëve gjenden edhe funksionarë shtetëror, ndërsa donatorët e mëdhenj mbeten mister

Gjatë periudhës në vijim, nëpërmjet raporteve bankare për gjendjen e llogarive të partive politike, institucionet kompetente do të bëjnë përpjekje për ta zbardhur prejardhjen e mjeteve financiare, me të cilat partitë i kanë financuar fushatat e tyre. Sipas vlerësimeve të institucioneve shtetërore që janë kompetente për luftimin e korrupsionit, partitë e mëdha politike – gjatë një cikli zgjedhor harxhojnë nga katër milionë euro, megjithatë Komisioni i antikorrupsionit do të bëjë përpjekje që burimet financiare të partive t’i zbardh me ndihmën e xhirollogarive bankare, nëpërmjet të cilave qarkullojnë shumë më pak mjete financiare.

Gjatë të gjitha cikleve të deritanishme zgjedhore, para dhe pas tyre, përmenden shuma të mëdha të hollash dhe donatorë të ndryshëm, të cilët në mënyrë kundërligjore u japin përkrahje financiare partive, megjithatë kanë munguar sanksionet, ndërsa vet organet që kanë për detyrë ta luftojnë krimin dhe korrupsionin, pranojnë dhe theksojnë se pikërisht milionat “e zeza” që jepen për financimin e partive politike janë pikënisja e korrupsionit.

“Ne kemi vërejtje serioze lidhur me mënyrën e financimit të fushatave parazgjedhore të partive dhe prandaj, nga ana e bankave kemi kërkuar të na sigurojnë raporte me të ardhurat dhe shpenzimet e partive. Pas analizimit të këtyre raporteve do të kemi pamje të qartë mbi mënyrat dhe mjetet me të cilat janë financuar partitë”, ka thënë Vojçe Zafirovski, kryetari i Komisionit për luftimin e korrupsionit.

Lidhur me financimin ilegal të partive politike, ditëve të fundit ra edhe viktima e parë. Policia arrestoi liderin e partisë “Të bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovskin, duke e akuzuar atë se ka pranuar 130 mijë euro për t’i financuar aktivitetet e partisë së tij. Duke ditur që partia e Boshkovskit nuk është e vetmja që financohet në mënyrë kundërligjore, Zafirovski është pyetur nëse arrestimi i tij mund të ndikoj në ndryshimin e qasjes me të cilat veprohet ndaj luftimit të mënyrave ilegale të financimit të partive dhe në luftimin më serioz formave të ndryshme të korrupsionin, megjithatë përgjigjja e tij ka qenë se komisioni vepron me seriozitet të plotë në të gjitha rastet dhe vetëm në bazë të provave. Ndërkohë, përveç financuesve të mëdhenj, si donatorë të partive politike vazhdojnë të paraqiten edhe funksionarët shtetëror. Gjatë çdo cikli zgjedhor, në listat e donatorëve të partive mund të gjenden emra drejtorësh dhe ish drejtorësh, zëdhënësish, administratorë shtetëror etj. Për shembull, në listën e financuesve të VMRO DPMNE, gjatë këtij cikli zgjedhor paraqitet zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Sipas të dhënave të prezantuara në faqen zyrtare të Antikorrupsionit, Borçe Stamov për partinë ka dhënë 60 mijë denarë, që do të thotë se ai për partinë ka sakrifikuar rreth tre rroga mujore. Sipas kryetarit të Komisionit të antikorrupsionit, e drejta e dhurimit të mjeteve financiare për partitë është e pakontestueshme dhe prandaj nuk e ka komentuar paraqitjen e emrave të funksionarëve shtetëror si donatorë të partive politike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *