Home / Lajme / Maqedoni / Qetësi për formimin e Qeverisë

Qetësi për formimin e Qeverisë

10 qershor-Në BDI theksojnë se janë duke përpiluar kushtet dhe kërkesat që do ti drejtohen VMRO-DPMNE për koalicionimin. Kërkesat kanë të bëjnë me forcimin e pozicioneve në ekzekutiv, duke përfituar ministri më të fuqishme, ndërsa kjo parti synon që të marrë njërën nga ministritë e brendshme, jashtme apo financave. Si kërkesë tjetër që përmendet brenda radhëve të partisë së Ali Ahmetit është edhe kërkesa për postin e kryetarit të Parlamentit.

Në taborët e BDI-së dhe VMRO-DPMNE po mbretëron qetësi dhe nuk jepen detaje lidhur me nisjen e negociatave për formimin e Qeverisë.

Dy partitë fituan zgjedhjet e 5 qershorit, por ato akoma nuk kanë dhënë sinjale zyrtare për lidhjen e koalicionit qeveritar. Mungesa e sigurimit të shumicës së mandateve të deputetëve, apo 61 deputetë për formimin e Qeverisë nga VMRO-DPMNE ka komplikuar planet e saj për formimin e Qeverisë. Koalicioni i partive të udhëhequra nga VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevski ka siguruar vetëm 56 vende deputetësh. Nga ana tjetër, BDI si parti fituese tek shqiptarët është vendimtare për formimin e Qeverisë.

Në BDI theksojnë se janë duke përpiluar kushtet dhe kërkesat që do ti drejtohen VMRO-DPMNE për koalicionimin. Kërkesat kanë të bëjnë me forcimin e pozicioneve në ekzekutiv, duke përfituar ministri më të fuqishme, ndërsa kjo parti synon që të marrë njërën nga ministritë e brendshme, jashtme apo financave. Si kërkesë tjetër që përmendet brenda radhëve të partisë së Ali Ahmetit është edhe kërkesa për postin e kryetarit të Parlamentit.

Një ndër variantet që do të kërkojë BDI është ose ministrinë e Drejtësisë ose postin e Kryeprokurorit të përgjithshëm. Në planin politik, partia shqiptare siç bëjnë të ditur do të kërkojë që deri në fund të vitit të zhbllokohen proceset evrointegruese si dhe të mbyllen katër rastet e Hagës. Gjithë këto kërkesa do të zvarrisin dhe do të rëndojnë negociatat për formimin e koalicionit qeveritar.

Në VMRO-DPMNE po mbretëron heshtje dhe se pritet që Gruevski dhe Ahmeti të çelin negociatat e para për formimin e koalicionit qeveritar, drejt arritjes së një marrëveshje.

Negociatat për Qeverinë e re pritet të nisin javën e ardhshme, ndërsa jozyrtarisht dy partitë kanë vazhduar komunikimet lidhur me funksionimin normal të Qeverisë së deritanishme dhe ministrave në largim

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *