Home / Sport / Rabotniçki prezanton Grozdanovskin

Rabotniçki prezanton Grozdanovskin

‘Falemenderime deri te drejtori, trajneri dhe presidenti i klubit për besimin e dhënë. Besoni se u morëm vesh me të vërtetë shumë shpejt, nuk na u deshën as 10-të minuta për të gjetur gjuhë të përbashkët. Zgjodha Rabotniçkin për shumë arsye. Sigurisht meritë të madhe kanë drejtori dhe trajneri, pasi me të dy kam luajtur më herët në Cementarnicë, si dhe presidenti. Pas një kohe të gjatë më vjen mirë që ja përsëri jam në futbollin e Maqedonisë, jam i gëzuar dhe do jap gjithçka nga vetja që të kthehem në formën e vjetër dhe sigurisht se një prej dëshirave më të mëdha është që të kthehem përsëri në përfaqësuese‘, deklaroi Vllatko Grozdanovski.

Drejtuesit e Rabotniçkit në takim me gazetarë kanë prezantuar përfrocimin e parë të tyre Vllatko Grozdanovskin. 28-të vjeçari pas shumë viteve kthehet në futbollin e Maqedonisë, pasi luajti në Omonia dhe AEL Limasol të Qipros, Vojvodinë të Serbisë, ndërsa së fundmi ishte pjesë e skuadrës iraniane, Damash. Për Grozdanovskin ky do të jetë klubi i tretë në Maqedonisë, pas Cementarnicës dhe Vardarit, ndërsa pritet që për Rabotniçkin të jetë përforcim i madh për paraqitje të suksesshme në Europë, si dhe në kampionatin e ardhshëm vendor. ‘Falemenderime deri te drejtori, trajneri dhe presidenti i klubit për besimin e dhënë. Besoni se u morëm vesh me të vërtetë shumë shpejt, nuk na u deshën as 10-të minuta për të gjetur gjuhë të përbashkët. Zgjodha Rabotniçkin për shumë arsye. Sigurisht meritë të madhe kanë drejtori dhe trajneri, pasi me të dy kam luajtur më herët në Cementarnicë, si dhe presidenti. Rabotniçki me të vërtetë posedon ekip kualitative dhe të re me shumë futbollistë të talentuar. Sot isha në stërvitjen e parë dhe pashë se shumica e futbollistëve janë të rrinjë dhe kualitativ dhe sigurisht se munden të përparojnë shumë. Në këtë klub vij për tu ndihmuar edhe tyre, që të gjithë të arrijmë një sukses të mirë. Së pari në Europë, ku fillojmë nga raundi i parë. Të kalojmë atë xhiro të parë dhe të tentojmë të arrijmë sa më larg në Europë, ndërsa më vonë do të mendojmë për kampionatin. Pas një kohe të gjatë më vjen mirë që ja përsëri jam në futbollin e Maqedonisë, jam i gëzuar dhe do jap gjithçka nga vetja që të kthehem në formën e vjetër dhe sigurisht se një prej dëshirave më të mëdha është që të kthehem përsëri në përfaqësuese‘, deklaroi Vllatko Grozdanovski. Nga tabori i ‘romantikëve’ deklaruan se deri të premten presin që skuadrës ti bashkohen edhe dy deri në tre futbollistë të rinjë. Përveç përforcimit të ri, drejtori sportiv i Rabotniçkit, Igor Angellovski konfirmoi se Goce Petrevskit i besohet pozita e shefit të stafit teknik, ndërsa pas largimit të Gligorovit, kapiten i ri i ekipit është emruar Borçe Manevski.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *