Home / Lajme / Maqedoni / RDK fitoi dy deputetë, partia e tretë shqiptare në Parlament

RDK fitoi dy deputetë, partia e tretë shqiptare në Parlament

6 qershor-Dy deputetët janë fituar në njësinë e gjashtë zgjedhore, ndërsa në njësitë e tjera partia që drejtohet nga Rufi Osmani nuk ka arritur që të korrë fitore, por duke siguruar një numër votash, në garën me partitë e tjera.

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) ka arritur që të fitojë dy deputet në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

Dy deputetët janë fituar në njësinë e gjashtë zgjedhore, ndërsa në njësitë e tjera partia që drejtohet nga Rufi Osmani nuk ka arritur që të korrë fitore, por duke siguruar një numër votash, në garën me partitë e tjera.

Në nivel shtetëror RDK ka arritur që të sigurojë mbi 29 mijë vota, ndërsa shumica e tyre janë siguruar nga votuesit e saj në zonën e gjashtë zgjedhore. RDK mbrëmë nuk ka dhënë hollësi dhe detaje mbi procesin zgjedhor, duke paralajmëruar se qëndrimi i tyre mbi zgjedhjet dhe rezultatet do të shpaloset sot.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *