Home / Lajme / Maqedoni / RDK: Kontribuam që procesi i fushatës zgjedhore të kalojë qetë

RDK: Kontribuam që procesi i fushatës zgjedhore të kalojë qetë

3 qershor-“Poashtu, Rilindja Demokratike Kombëtare garanton se të njëjtave qëndrime dhe parime do tu qëndrojë besnike edhe në ditën e zgjedhjeve dhe se do te respektoje deri në fund dëshirën dhe të drejtën e qytetarëve për votim të lirë dhe pa imponime”, thuhet në komunikatën e RDK-së.

Rilindja Demokratike Kombëtare i fton të gjithë qytetarët në mbarë Republikën e Maqedonisë, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike kushtetuese dhe të dalin të votojnë lirshëm më 5 qershor sipas bindjeve dhe vullnetit të tyre të lirë.

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK), si subjekt i ri në skenën politike në Maqedoni, përmes një komunikate për shtyp deklaroi se, me angazhimin dhe kapacitetin e saj demokratik, në masë të madhe kontribuoi që procesi i fushatës zgjedhore të kalojë qetë, duke i respektuar të gjitha standardet e pranuara demokratike ndërkombëtare për një fushatë zgjedhore dinjitoze.

“Poashtu, Rilindja Demokratike Kombëtare garanton se të njëjtave qëndrime dhe parime do tu qëndrojë besnike edhe në ditën e zgjedhjeve dhe se do te respektoje deri në fund dëshirën dhe të drejtën e qytetarëve për votim të lirë dhe pa imponime”, thuhet në komunikatën e RDK-së.

Rilindja Demokratike Kombëtare i fton të gjithë qytetarët në mbarë Republikën e Maqedonisë, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike kushtetuese dhe të dalin të votojnë lirshëm më 5 qershor sipas bindjeve dhe vullnetit të tyre të lirë. Qytetarët gjatë ditëve të fushatës zgjedhore patën mundësi të njihen me ofertat politike dhe njerëzit që do të administrojnë këto oferta, andaj u mbetet të vendosin për më të mirën sipas bindjeve të tyre.

Rilindja Demokratike Kombëtare shpreh falënderim të veçantë për të gjithë qytetarët, organizatat joqeveritare, mediumet , vëzhguesit vendor dhe ato të huaj, si dhe të gjitha subjektet tjera të cilët do të kontribuojnë që procesi zgjedhor më 5 qershor të jetë demokratik, fer dhe i lirë duke i përmbushur të gjitha standardet që i kërkon një shoqëri demokratike

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *