Home / Lajme / Maqedoni / Reformat dhe emri, kyçe

Reformat dhe emri, kyçe

23 qershor-Fyle ka përshëndetur bisedën konstruktive me Gruevskin, por edhe ka lavdëruar zgjedhjet mirë të organizuara, ndërsa ka potencuar se që të ruhet rekomandimi pozitiv, vendi duhet të shënojë progres në reformat kyçe. Ai ka vërejtur se fundi i vitit 2011 është moment i mirë për Ballkanin Perëndimor për zgjerim, kurse është ndalur edhe te emri, duke thënë se zgjidhja e kësaj çështjeje mbetet thelbësore dhe se të dyja palët duhet të angazhohen, ose nën udhëheqjen e OKB-së, ose nëpërmjet bisedimeve direkte

Kryeministri Nikolla Gruevski, sot në Bruksel është takuar me eurokomisarin për zgjerim Shtefan Fyle. Në takim, Gruevski e ka informuar eurokomisarin për agjendën e reformave, të cilat ndërmerren për plotësim të kritereve të Kopenhagës për anëtarësim, ndërsa në lidhje me emrin ka theksuar hollësi nga procesi për gjetje të zgjidhjes për çështjen e hapur me Greqinë. Ai me këtë rast ka shprehur vullnet të fuqishëm dhe përkushtim për zgjidhje të zhbllokimit të integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Maqedonisë. Fyle nga ana e tij e ka përshëndetur bisedën konstruktive me Gruevskin, por edhe ka lavdëruar zgjedhjet mirë të organizuara, ndërsa ka thënë se është bërë fjalë edhe për reformat, sidomos në pjesën e gjyqësisë dhe të administratës dhe për luftën kundër korrupsionit. Ai ka potencuar se fundi i vitit 2011 është moment i mirë për Ballkanin Perëndimor për zgjerim.

Fyle ka përkujtuar se do të marrë pjesë në festimet e 10 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. “Nëse doni të ruani rekomandimin pozitiv, vendi duhet të shënojë progres në reformat kyçe”, ka thënë Fyle pas takimit.

Eurokomisari është ndalur edhe te emri, duke thënë se zgjidhja e kësaj çështjeje mbetet thelbësore dhe se të dyja palët duhet të angazhohen, ose nën udhëheqjen e OKB-së, ose nëpërmjet bisedimeve direkte.

Ndryshe, siç raporton i dërguari ynë special në Bruksel, Gruevski i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme Antonio Miloshoski dhe shefi i kabinetit të tij, Martin Protoger, do të marrë pjesë edhe në Samitin e Partisë Popullore Evropiane, grupacion politik i cili i bashkon partitë me orientim të djathtë dhe orientim të qendrës së djathtë në Evropë.

Partia Popullore Evropiane paraqet forcën më të fuqishme politike në Evropë, dhe në të, mes të tjerash, marrin pjesë partitë e kancelares gjermane Angela Merkel, presidentit francez Nikolla Sarkozi, kryeministrit italian Silvio Berluskoni, kryeministrit hungarez Viktor Orban, si dhe partia e kryetarit aktual të Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *