Home / Sport / Renova-Glentoran: fitore pa gol të pranuar

Renova-Glentoran: fitore pa gol të pranuar

Renova në ndeshjen e parë kundër Glentoranit do të luajë lojë të hapur, sulmuese dhe luftarake, duke kërkuar rezultat që do tu mundësonte në ndeshjen e kthimit të kërkojnë kualifikimin. Çdo fitore pa gol të pranuar, qoftë edhe minimale, për Xhepçishtasit do të ishte rezultat i shkëlqyeshëm. Ndeshja Renova-Glentoran zhvillohet të ejnten në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, me fillim në orën 20:30.

Renova sot nis aventurën evropiane për sezonin 2011-2012, kur në kuadër të raundit të parë kualifikues do të përballen me ekipin e Irlandës Veriore, Glentoran. Nga tabori i Renovës shprehen optimistë para këtij takimi, nga i cili presin të dalin me rezultat pozitiv, i cili do t’u mundësonte që në ndeshjen e kthimit të kërkojnë të kualifikohen në raundin e ardhshëm. ‘Renova për të katërtën herë me rradhë luan në Europë dhe kjo për skuadrën tonë paraqet sukses të madh. Ne edhe në vitet paraprake kemi dëshmuar kualitet dhe dua të cekë se çdo herë jemi elimnuar me diferencë të vogël. Ne kemi dëshmuar në kampionatin e Maqedonisë se punojmë në mënyrë profesionale dhe çdo herë provojmë të shënojmë ngritje. Edhe këtë vit me ardhjen e profesorit Bylbyl Sokoli ne kemi bërë ripërtrirje të skuadrës dhe shpresojmë të bëjmë ekip për të ardhmen. Tani luajmë me Glentoranin, skuadër cilësore kundër të cilëve do të kërkojmë rezultat pozitiv’, tha në hapje të takimit me gazetarë, koordinatori i KF Renova, Enver Sulejmani. Ndërkohë trajneri Bylbyl Sokoli theskoi si hendikep mungesën e informatave për kundërshtarin e sotëm, mirëpo u shpreh optimist për një rezultat të favorshëm. ‘Do luajmë kundër një skuadre që e njohim shumë pak, kemi shumë pak informata për ta, mirëpo ajo që kemi arritur të mësojmë është se janë shumë cilësorë, vetë 25 titujt në kampionat flasin për një kualitet dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm. Vijmë në këtë takim me vetëm një ndeshje kontrolluese, mirëpo besoj se djelmoshat do japin maksimumin dhe në fund të marim atë që dëshirojmë’, u shpreh Sokoli. Kapiteni i skuadrës Fisnik Nuhiu tha se atmosfera në mesin e futbollistëve është në nivel të lartë dhe se të gjithë premtojnë të japin maksimumin. ‘Sigurisht se ndeshjet ndërkombëtare edhe për ne futbollistët janë më tërheqëse dhe në një mënyrë adrenalini është në nivel më të lartë. Shumë pak e njohim kundërshtarin, kemi arritur vetëm të shohim disa inserte nga interneti. Bëhet fjalë për ekip me traditë me shumë tituj në kampionatin e Irlandës së Veriut. Mirëpo ne do të japim maksimumin për të nxjerë rezultat pozitiv, i cili në ndeshjen e kthimit do të na jepte hapsirë për kualifikim’, tha Nuhiu, i cili shtoi se rezultat pozitiv për Renovën do të ishte çdo fitore pa gol të pranuar. Skuadra nga Xhepçishti të mërkurën në mbrëmje zhvilloi stërvitje në stadiumin e qytetit në Shkup, ku sot me fillim në orën 20:30 do të zhvillohet përballja Renova-Glentoran.

Sokoli shpalosi formacionin

Trajneri i Renovës Bylbyl Sokoli shumë seriozisht ka përgatitur ekipin për përballjen me Glentoranin, ndërsa kjo vërtetohet edhe nga fakti se ai që të mërkurën nuk kishte asnjë fshehtësi, madje në takimin me gazetarë shpalosi edhe formacionin që do luajë kundër irlandezëve. ‘Po nuk kam fshehtësi. Në portë do qëndrojë Elezi, mbrojta do përbëhet nga Trajkovski, Mende Stepanovski që ka si alternativë Simovskin, pastaj Ristov dhe Kire Stepanovski. Në mesfushë do të paraqitemi me Statovskin, Gashin, Eminin dhe Bajramin, ndërsa sulmi do të jetë për Jançevskin dhe Nuhiun. Alternativa për në sulm do kemi edhe Fetain, Alitin dhe Abazin’, ishte prononcimi i Sokolit në pyetjen e gazetarëve nëse ka vendosur për formacionin.

Forma

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *