Home / Sport / Renova me optimizëm pret Glentoranin

Renova me optimizëm pret Glentoranin

‘Është e vërtetë se kemi patur shumë pak kohë për tu përgatitur, mirëpo ky është realiteti dhe duhet ti përshtatemi. Problem shtesë për ne ishin ndryshimet e mëdha në ekip. Mirëpo shpresojmë që deri të ejnten të jemi të përgatitur në maksimumin që mund të nxiret nga ekipi aktual, për të kaluar me sukses sfidën e parë me Glentoranin’, sqaroi drejtori sportiv i Renovës, Lirim Sahiti.

Skuadra e Renovës edhe përkundër ndryshimeve të mëdha në formacion, megjithatë me optimizëm pret ndeshje e parë në kuadër të Europa Ligës, përballë ekipit irlandez, Glentoran. Fakti që ndeshjet e rrethit të parë të kësaj gare fillojnë shumë herët, ka bërë që Renova të ketë shumë pak kohë për përgatitje, ndërsa përballjen e parë me Glentoranin do ta presin me vetëm një ndeshje kontrolluese, atë me Metalurgun të humbur 2:0. ‘Është e vërtetë se kemi patur shumë pak kohë për tu përgatitur, mirëpo ky është realiteti dhe duhet ti përshtatemi. Problem shtesë për ne ishin ndryshimet e mëdha në ekip. Mirëpo shpresojmë që deri të ejnten të jemi të përgatitur në maksimumin që mund të nxiret nga ekipi aktual, për të kaluar me sukses sfidën e parë me Glentoranin’, tha drejtori sportiv i Renovës, Lirim Sahiti, i cili edhe përkundër ndryshimeve në ekip, beson se irlandezët mund të mposhten në Shkup. Një sinjal të këtillë ai ka marrë në duelin kontrollues me Metlurgun, ku edhe pse Renova pësoi disfatë 2:0, megjithatë angazhimi i futbollistëve ishte në nivel. ‘Ne duelin e parë do ta presim me vetëm një ndeshje kontrolluese, pasi koha nuk na premton për më shumë. Megjithatë duke u bazuar në atë që pash në duelin me Metalurgun, pres që futbollistët të sjellin prezentim të denjë. Është evidente se kemi shumë ndryshime dhe shumë futbollistë të rrinjë të cilëve u duhet kohë për t’u adaptuar në këtë mjedis, mirëpo duke u bazuar gjithnjë në angazhimin maksimal të secilit lojtar, nuk dyshoj se kundër Glentoranit do jemi në nivel. Ne shpresojmë që të marim fitore, sa më bindëse aq më mirë, për të lehtësuar punën para ndeshjes kthyese në teren mysafir’, përfundoi Sahiti. Renova ditët në vijim do të vazhdojë të përgatitet në Tetovë, deri sa drejtuesit e klubit janë të angazhuar intensivisht në organizmin e ndeshjes të së ejntes. Nga kryesia e Renovës, mësojmë se në ditët në vijim pritet të mësohen më shumë detaje rreth sfidës së parë, ndërsa me shumë gjasa këto ditë do të organizohet edhe takim me gazetarë, ku do të zbulohen më shumë detaje rreth përballjes Renova-Glentoran.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *