Home / Sport / Renova nis me forca të vjetra

Renova nis me forca të vjetra

‘Më së voni deri të mërkurën ne do të startojmë përgatitjet për paraqitje në Europë, më saktësisht në kualifikimet për Europa Ligë. Ky është viti i katërt me rradhë që ne luajmë në garat ndërkombëtare dhe ku është një satisfaksion i madh për ne, duke lënë të kuptohet se mbase jemi duke punuar mirë, edhe pse çdo herë mundet edhe më mirë’, deklaroi drejtori sportiv i KF Renova, Lirim Sahiti.

Pas pushimit të shkurtër që kishin pas përfundimit të kampionatit elitar në vend, tani më ish-kampionët e vendit, Renova me shumë gjasa të mërkurën do të riaktivizohen në punë. Edhe pse në opinion flitej se do të ketë shumë ndryshime në skuadrën e Renovës, megjithatë nga drejtuesit e klubit mësojmë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë dhe të paktën në fillim skuadra do të nisë me forca të vjetra. ‘Më së voni deri të mërkurën ne do të startojmë përgatitjet për paraqitje në Europë, më saktësisht në kualifikimet për Europa Ligë. Ky është viti i katërt me rradhë që ne luajmë në garat ndërkombëtare dhe ku është një satisfaksion i madh për ne, duke lënë të kuptohet se mbase jemi duke punuar mirë, edhe pse çdo herë mundet edhe më mirë’, tha në fillim drejtori sportiv i KF Renova, Lirim Sahiti, duke vijuar. ‘Gjithë ajo që flitet nuk është e vërtetë. Ne do të fillojmë me forcat e vjetra, me futbollistët që skuadrës i sollën vendin e tretë në renditje. Sigurisht që mund të ketë ndonjë ndryshim, mirëpo për këtë do të vendoset pasi të hyjmë në rritmin e përgatitjeve’, sqaroi Sahiti. Renova fazën e parë të përgatitjeve do ta zhvillojë në Tetovë, ndërsa nëse kushtet do jenë adekuate qëndrimin në ‘shtëpi’ do të zgjasë më shumë, në të kundërtën nuk përjashtohet mundësia për të dalë jashtë Tetovës. Kryesia e klubit në ndërkohë është duke bërë analiza të sezonit të kaluar, ndërsa në këtë drejtim nëse u jepet rasti do provojnë të përfrocojnë ekipin. ‘Ne kemi skuadër cilësore dhe kemi besim në futbollistët tanë. Një vit më parë ne ishim kampionë të vendit, këtë vit vazhdimisht ishim në krye dhe ja ku përfunduam në vendin e tretë, që don të thotë se ekipi është kualitativ. E tani sigurisht se gjithnjë ka nevojë për freksime të skuadrës. Ne jemi duke punuar në këtë drejtim dhe nëse na jepet mundësia sigurisht se do të tentojmë të përforcojmë ekipin me ndonjë futbollist kualitativ që do të ngrente nivelin e lojës tonë si në garat europiane, ashtu edhe në sezonin e ri në Ligën e Parë’, përfundoi Sahiti.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *