Home / Sport / Renova përballë Glentoran (Irlandë)

Renova përballë Glentoran (Irlandë)

‘Për Renovën do të jetë një rast i mirë të dëshmohet në arenën ndërkombëtare. Unë besoj se këtë rast nuk do ta lëshojmë lehtë, do të mundohemi të japim maksimumin’ deklaroi trajneri i Renovës, Bylbyl Sokoli.

Skuadra e Renovës në ndeshjen e parë eliminatore të Ligës Europa do të përballet me skuadrën nga Irlanda e Veriut, Glentoran. Skuadra e dytë nga Maqedonia, e cila do të luajë në xhiron e pare, Rabotniçki kishte më shumë fat dhe këto eliminatore do ti hapë me skuadrën e Trans. Nëse Renova dhe Rabotniçki do të kishin kaluar në rrethin e dytë atëherë do të përballeshin me Vorskllan e Ukrainës gjegjësisht me Juvenes Dogana të San Marinos. Skuadra e Metalurgut e cila si fitues i Kupës së Maqedonisë, siguroi kualifikimin në xhiron e dytë eliminator do të përballet me skuadrën bullgare të Lokomotiv Sofjes. Ekipet e Shqipërisë, përfaqësuese në Liga Evropë, Vllaznia dhe Flamurtari në ndeshjet e para do të jenë mysafir të Birkirkara gjegjësisht Buduçnostit.
‘Unë jam optimistë se do të kemi një prezantim të mirë dhe assesi nuk do të dorëzohemi. Do të mundohemi që kundër Glentoranit të krijojmë epërsi në takimin e parë që të kemi më lehtë në takimin e dytë. Kur them kështu them se ende nuk kam informacione rreth mënyrës së lojës dhe fuqisë së individëve, lojtareve të Glentoranit. Forcën e tyre nuk mund ta paraqes në këtë moment të informative fillestare. Si do që te jetë ne vazhdojmë punën dhe përgatitjen e ekipit në përgjithësi. Së pari do të thotë nuk do të heqim dorë nga reformimi gjegjësisht ndërrimi i kësaj gjenerate e cila ka dhënë shumë për Renovën dhe kanë arritur suksese të respektueshme. Si do që të jetë për Renovën do të jetë një rast i mirë të dëshmohet në arenën ndërkombëtare. Unë besoj se këtë rast nuk do ta lëshojmë lehtë, do të mundohemi të japim maksimumin’ deklaroi trajneri i Renovës, Bylbyl Sokoli.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *