Home / Sport / Renova sot nis me stërvitje

Renova sot nis me stërvitje

‘Të premten ne kemi patur takimin e parë, pas të cilit jemi marë vesh që prej sot të fillojmë me përgatitjet për paraqitje në Europa Ligë. Momentalisht në ekipin tonë nuk ka kurfarë ndryshimi, pra gjithçka mbetet e njëjtë si në sezonin e kaluar, ndërsa pritet që nga fillimi i javës së ardhshme të sjellim edhe risitë e para’, deklaroi drejtori sportiv i Renovës, Lirim Sahiti.

Të premten në zyrat e KF Renova u realizua grmbullimi i parë i ekipit, pas pushimit që kishin pas përfundimit të sezonit garues 2010/2011, në të cilin ekipi nga Xhepçishti u rendit në pozitën e tretë. Në takimin e parë që kishte karakter konsultativ ishin të gjithë futbollistët, stafit teknik dhe kryesia e klubit, ndërsa nga tabori i ‘gjipspunuesëve’ njoftuan se risitë e parë do të vijnë në fillim të javës së ardhshme. Pas grumbullimit të parë, nga Renova informojnë se janë marrë vesh që prej sot (e shtunë) ekipi të nisë me seancat stërvitore, me çka do të shënohej starti i përgatitjeve për paraqitje sa më të suksesshme në kuadër të kualifikimeve për Europa Ligë. ‘Të premten ne kemi patur takimin e parë, pas të cilit jemi marë vesh që prej sot të fillojmë me përgatitjet për paraqitje në Europa Ligë. Momentalisht në ekipin tonë nuk ka kurfarë ndryshimi, pra gjithçka mbetet e njëjtë si në sezonin e kaluar, ndërsa pritet që nga fillimi i javës së ardhshme të sjellim edhe risitë e para’, deklaroi drejtori sportiv i Renovës, Lirim Sahiti. Skuadra xhepçishtase planifikon të përforcohet në pozita të caktuara dhe nga kjo nënkuptohet se do të ketë edhe largime nga ekipi. Për këtë drejtuesit e klubit janë të angazhuar vazhdimisht që të bëjnë ‘pazar’ sa më të mirë, me qëllim që ekipi të paraqitet suksesshëm në Europë, ndërsa njëkohësisht të përgatitet ekip sa më kualitativ për sezonin e ardhshëm. ‘Është normale që çdo skuadër të ketë nevojë për freskime dhe ambicie për tu përforcuar. Ne punojmë në këtë drejtim dhe shpresojmë që t’ia dalim mirë, për të plotësuar atë që kërkon trajneri Sokoli. Drejtpërsëdrejti nga numri i futbollistëve që do t’i bashkohen skuadrës, do të varet edhe ajo nëse do të ketë largime. Si do që te jetë, java e ardhshme pritet të zgjidhë shumë paqartësi rreth skuadrës tonë, për çka opinioni do të njoftohet në kohë’, përfundoi Sahiti.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *