Home / Lajme / Rajon / Revidim i Marrëveshjes së Kumanovës

Revidim i Marrëveshjes së Kumanovës

19 qershor-Ideja për revidimin e Marrëveshjes së Kumanovës nga ana e Beogradit nuk është e re. Kjo çështje është shtruar edhe në vitin 2008 kur Serbia u angazhua për zvogëlimin ose për suspendimin e tërësishëm të ndalim fluturimit i cili nga 25 km sa ishte, u bë 5 km. Megjithatë çdo fluturim në këtë hapësirë duhet të ketë leje nga KFOR –i, ankohet “Novosti”.

Konferenca të cilën në Beograd në javën e kaluar e organizoi Komanda për transformim të NATO-s, ka hapur edhe një herë çështjen statutit të Zonës Tokësore të Sigurisë ndërmjet Serbisë e Kosovës e themeluar sipas Marrëveshjes së Kumanovës të vitit 1999, transmeton gazeta e Beogradit “Veçenje Novosti”.

Për këtë, shkruan kjo gazetë, në margjinat e kësaj konference, kanë folur shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe Miloje Miletiq dhe kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATO –s admirali Gianpaolo di Paoloa.

“Ka interes që të bisedohet për modifikimin dhe implementimin e Marrëveshjes tekniko-ushtarake” ka thënë Miletiq. “Zgjidhja e kësaj çështje është me rëndësi për marrëdhëniet e Serbisë me NATO-n, si dhe për relaksimin e marrëdhënieve të përgjithshme”.

Argumenti kryesor i Serbisë për revidimin e kësaj Marrëveshjeje është fakti “se lufta ka përfunduar dhe se Serbia e NATO më nuk janë armiq”.

Ideja për revidimin e Marrëveshjes së Kumanovës nga ana e Beogradit nuk është e re. Kjo çështje është shtruar edhe në vitin 2008 kur Serbia u angazhua për zvogëlimin ose për suspendimin e tërësishëm të ndalim fluturimit i cili nga 25 km sa ishte, u bë 5 km. Megjithatë çdo fluturim në këtë hapësirë duhet të ketë leje nga KFOR –i, ankohet “Novosti”.

Zonën Tokësore të Sigurisë e kontrollojnë forcat e Brigadës së Dytë, Tretë dhe të Katërt të Ushtrisë së Serbisë. Zona, në formë të patkoit është e gjatë 384 kilometra dhe në të janë të vendosura 20 baza ushtarake . Ushtarët, bashkë me policët, kontrollojnë lëvizjen nëpër zonë e rregullisht organizohen edhe patrullime të përbashkëta me forcat e KFOR –it.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *