Home / Lajme / Maqedoni / Rezultatet e zgjedhjeve në internet

Rezultatet e zgjedhjeve në internet

3 qershor- “Ne jemi të përgatitur që kësaj radhe të jemi drejtpërdrejt dhe on-llajn me të gjitha edhe me mediat, votuesit dhe qytetarët që dëshirojnë të ndjekin rezultatet. Kësaj radhe ashtu siç arrihen rezultatet dhe në mënyrë suksesive do të shpallen rezultatet. Atë mund ta vëreni edhe ju se do të jemi gjithmonë transparent dhe njëkohësisht do të jepen këto rezultatet edhe nëpërmjet internetit që është një avancim i nevojshëm meqë gjendemi në kohën e kompjuterizimit”, tha Subhi Jakupi, zëvendëskryetar i KSHZ-së

Zgjedhjet e 5 qershorit pritet të jenë një hap drejt transparencës më të madhe. Kësaj radhe KSHZ pritet t’i publikojë rezultatet drejtpërdrejtë në faqen e internetit. Ato do të publikohen në mënyrë suksesive ashtu siç do të arrijnë nga komisionet komunale zgjedhore dhe kjo do t’u mundësojë qytetarëve që nga afër të përcjellin grumbullimin e votave. Një procedurë e këtillë realizohet për herë të parë nga ana e KSHZ-së. “Ne jemi të përgatitur që kësaj radhe të jemi drejtpërdrejt dhe on-llajn me të gjitha edhe me mediat, votuesit dhe qytetarët që dëshirojnë të ndjekin rezultatet. Kësaj radhe ashtu siç arrihen rezultatet dhe në mënyrë suksesive do të shpallen rezultatet. Atë mund ta vëreni edhe ju se do të jemi gjithmonë transparent dhe njëkohësisht do të jepen këto rezultatet edhe nëpërmjet internetit që është një avancim i nevojshëm meqë gjendemi në kohën e kompjuterizimit”, tha Subhi Jakupi, zëvendëskryetar i KSHZ-së.

Përderisa sonte në Maqedoni fillon heshtja zgjedhore në disa përfaqësi diplomatike konsullore do të filloj procesi i votimit. Edhe përkundër faktit që diaspora voton një ditë më herët se qytetarët e Maqedonisë, rezultatet nga votimi nuk do të numërohen në përfaqësitë diplomatike por të njëjtat duhet të dorëzohen për numërim në KSHZ. “Kodi zgjedhor parasheh që materiali përmbyllës nuk numërohet në qendrat e votimit në përfaqësitë diplomatike konsullore por i njëjti përmbyllet dhe delegohet drejtpërdrejtë në KSHZ dhe komision bën numërimin e tyre dhe shpallja e tyre do të jetë normal ndoshta njëkohësisht edhe me rezultatet që do të jenë në vend edhe për tre ato njësi zgjedhore”, tha Subhi Jakupi zëvendëskryetar i KSHZ-së. Jakupi njoftoi se KSHZ-ja është e gatshme për ditën e votimit më 5 qershor dhe nuk pret probleme teknike të dielën siç ka ndodhur në ciklet e kaluara zgjedhore. Si zakonisht anëtarët e KSHZ-së do të vizitojnë disa qendra votimi për të parë nga afër procesin e votimit. Risi në këtë cikël zgjedhor është edhe identifikimi i të gjithë pjesëmarrësve në qendrat e votimit

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *