Home / Lajme / Rajon / Rihapen kutitë për Tiranën

Rihapen kutitë për Tiranën

14 qershor-Vendimi është marrë në mesnatën e 13 qershorit dhe urdhëron Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të hapë të gjitha kutitë për kryetarin e Bashkisë së kryeqytetit për një rinumërim të votave të kontestuara.

Pritet që procesi i rinumërimit të përfshijë mbi 80 për qind të qendrave të votimit në Tiranë, nga 485 gjithsej

Kolegji Zgjedhor ka marrë vendim për ankesën e Partisë Socialiste lidhur me rezultatin e Tiranës që shpall fitues Lulzim Bashën.
Vendimi është marrë në mesnatën e 13 qershorit dhe urdhëron Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të hapë të gjitha kutitë për kryetarin e Bashkisë së kryeqytetit për një rinumërim të votave të kontestuara.
Në pritje të zbardhjes së vendimit të Kolegjit, i cili sipas ligjit duhet që brenda tri ditësh të japë arsyetimin ligjor ku bazoi dhe vendimmarrjen, mbetet ende për t’u sqaruar nëse rinumërimit do t’i nënshtrohen vetëm votat e hedhura në kutinë e gabuar, për të cilat Komisioni Qendror Zgjedhor përdori termin si vota të panumëruara apo të gjitha votat e kontestuara.
Pritet që procesi i rinumërimit të përfshijë mbi 80 për qind të qendrave të votimit në Tiranë, nga 485 gjithsej.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *