Home / Lajme / Maqedoni / Rritet respekti për kulturën e shqiptarëve

Rritet respekti për kulturën e shqiptarëve

28 qershor-Hulumtimi i QMBN-së flet se pesë vitet e fundit më së shumti është përmirësuar respekti ndaj kulturës së shqiptarëve, që është qëndrim i 44,6 për qind të qytetarëve

Për shumicën e qytetarëve, respektivisht 72 për qind të tyre, është me rëndësi njohja e historisë dhe kulturës së bashkësive të tjera etnike. Qytetarët më së shumti dinë për historinë dhe kulturën e maqedonasve dhe të shqiptarëve, ndërsa më së paku për kulturën e boshnjakëve. Kështu flasin të dhënat nga Raporti i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, për marrëdhëniet ndëretnike në vend, që është pjesë e studimit gjithë-përfshirës për Marrëveshjen e Ohrit.
Sipas raportit, maqedonasit pas historisë dhe kulturës së vet më së miri e njohin atë të serbëve – 18,1 për qind dhe të turqve – 11,8 për qind. Shqiptarët pas kulturës dhe historisë së vet, e njohin atë të maqedonasve – 23,7 për qind dhe të turqve – 12,3 për qind, ndërsa grupet e tjera etnike, sipas rregullit i njohin historinë dhe kulturën e maqedonasve dhe të shqiptarëve.
Hulumtimi i QMBN-së flet se pesë vitet e fundit më së shumti është përmirësuar respekti ndaj kulturës së shqiptarëve, që është qëndrim i 44,6 për qind të qytetarëve. Më shumë qytetarë të të gjitha përkatësive etnike, konsiderojnë se më së shumti është përmirësuar respekti ndaj kulturës së shqiptarëve. Pas tyre më së shumti është përmirësuar respekti ndaj kulturës së maqedonasve, turqve dhe romëve, ndërsa më së paku ndaj serbëve, vllehve dhe boshnjakëve.
Por, qytetarët shprehen të ndarë sa i përket nevojës për vlera dhe praktika të reja të përbashkëta, jashtë vlerave personale dhe traditave. Kësisoj, për vlera të reja të përbashkëta janë 47,7 për qind e qytetarëve, përkundër 46,4 përqindëve që nuk dakordohen. Shumica e maqedonasve, respektivisht 51,3 për qind, konsiderojnë se nuk nevojiten vlera të reja të përbashkëta, ndërsa shumica e shqiptarëve – 57,1 për qind konsiderojnë se ato nevojiten.
Nënë Tereza me 78 për qind, Boris Trajkovski me 68,4 për qind, Aleksandri i Madh me 46,8 për qind dhe Pitu Guli me 48,1 për qind, janë personalitete të përbashkëta, konsiderojnë qytetarët sipas hulumtimit. Goce Dellçev dhe Nikolla Kare janë më së paku personalitete bashkërisht të pranueshme për shqiptarët –14,2 dhe 11,4 për qind dhe për turqit – 22,7 dhe 19,7 për qind. Skënderbeu është personalitet bashkërisht i pranueshëm për afërsisht pakicë të vogël të maqedonasve – 37,5 për qind dhe për shqiptarët – 36,3 për qind.
Pavarësia e Maqedonisë në vitin 1991( 66,8 për qind) dhe ndeshja e Reprezentacionit të Maqedonisë (69,4 për qind), më së shumti përjetohen si ngjarje të përbashkëta nga qytetarët e të gjitha përkatësive etnike. Është me rëndësi se Marrëveshja e Ohrit, thuhet në raportin e QMBN-së, për 63,7 për qind e të gjithë përfaqësuesve të grupeve etnike konsiderohet si ngjarje e përbashkët. Kryengritja e Ilindenit dhe ASNOM-i konsiderohen si ngjarje të përbashkëta për qytetarët e të gjitha grupeve etnike, me përjashtim të shqiptarëve (36 dhe 30,1 për qind) dhe turqve (43,7 dhe 39,9 për qind)

Hulumtimi është realizuar përmes një ankete në terren me amvisëritë në maj të viti 2011, me 2.87 të anketuar dhe anketës on-lajn me 24 personalitete publike në Republikën e Maqedonisë. Anketën për QMBN e ka realizuar Instituti për Demokraci Societas Civilis – Shkup.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *