Home / Sport / Rufeja-M, me trofe në Ligën e Dytë

Rufeja-M, me trofe në Ligën e Dytë

KF Rufeja M është në Ligën e Dytë të Maqedonisë dhe këtë sukses e përmbylli me një përballje miqësore kundër skuadrës e përbërë nga futbollist të Ligës së Tretë. Ndeshja u mbyll me barazim pa gola, mirëpo të gjithë të pranishmit ishin të kënaqur me lojën e treguar.

Klubi i futbollit Rufeja-M nga fshati Miletinë i Tetovës ka lënë pas një sezon të suksesshëm, duke fituar titullin e kampionit në Ligën e Tretë – Grupi i Perendimit, që automatikisht nënkupton kualifikim në Ligën e Dytë republikane të futbollit të Maqedonisë. Me këtë rast, drejtuesit e klubit së bashku me drejtuesit e Federatës së Futbollitë të Maqedonisë, organziuan një sfidë reviale, në mes KF Rufeja M dhe skuadrës e përbërë nga futbollist të Ligës së Tretë, në të cilën përveç barazimit pa gola, kishim mundësi që të shohim një përballje mjaft cilësore, ku të dy ekipet dhanë maksimumin.

“Kjo arritje është realizua falë angazhimit të plotë të të gjithëve që janë pjesë e stafit drejtues, të trajnerëve dhe ato të futbolistëve. Është një sukses i madh që do të shënohet me germa të arta në historikun e klubit tonë por edhe në përgjithësi të fshatit Miletinë,” tha në fillim pronari i klubit, Samet Rasimi, i cili është më i merituari për këtë ‘renesansë’ të futbollit në rajonin ku funksionon ky ekip.

Mirëpo kjo nuk është arritja kryesore e klubit tetovar, i cili dëshiron që të zhvillohet më tej dhe të përgatit terrenin që të krijohet një skuadër cilësore dhe një ditë të jetë bartëse dhe burim i talentëve të reja.

“Jemi momentalisht duke biseduar me arktitekt të ndryshëm, me të cilën diskutojmë në temën e projetimit të fushave të reja ndihmëse dhe një qëndrore. Në këtë drejtim do të shkojmë që të formojmë edhe akademinë e futbollit për të nxitur talentët e reja të futbollit, pa të cilën nuk mund të funksionojë klubi ynë por edhe futbolli në përgjithësi në rajonëin e Tetovës. Këto janë objektivat kryesore për të cilat do të mundohemi që të japim maksimumin dhe të realizojmë ashtu siç dëshirojmë,” tha mes tjerash Rasimi.

Pas sfidës miqësore zyrtarë të FFM-së skuadrës së Rufesë ia dorëzuan trofeun për titullin e fituar me çka Rufeja-M u bë ekipi i pestë shqiptar që vitin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Dytë, pas Dritës së Bogovinës, Vëllazërimit të Kërçovës, Rinisë së Gostivarit dhe Korabit të Dibrës, të cilët gjithashtu këtë vit arritën të kualifikohen në kategorinë e Dytë, ku rrikthehen pas disa viteve pauzë.

Kërkohen përforcime

KF Rufeja M nuk dëshiron që qëndrimi në Ligën e Dytë të jetë episodic, dhe mënjehër prej ditës së sotshme, drejtuesit e klubit do të fillojnë të negociojnë me futbollist të ndryshëm për të sigurauar 5-6 përforcime , me të cilët do të krijohet një rezervë e shëndosh dhe kjo do të nxis edhe konkurencën e futbollistëve për foramcionin e parë. “Asnjë futbollist nuk do të largohet nga klubi dhe ne jemi në kërkim të përforcimeve të reja, me të cilët do të synojmë që të qëndrojmë në Ligën e Dytë dhe të dëshmojmë se jo rastësisht jemi në mesin e skuadrave të Ligës së Dytë,” tha pronari Samet Rasimi. Objektivi kryesor i pronarit Samet Rasimi është krijimi i ekipit të dytë të Rufeja M.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *