Home / Sport / Rumania mund Bosnjën, ngjitet mbi Shqipërinë

Rumania mund Bosnjën, ngjitet mbi Shqipërinë

Rumania ka shkatëruar 3:0 Bosnjën në Bukuresht duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit. Me këtë fitore rumunët e Luçeskut kanë kaluar në renditje para Bosnjës, por edhe Shqipërisë dhe tani mbajnë vendin e tretë me pikë të barabarta me kuqezinjtë.

Vendasit dominuan takimin, duke shënuar një herë me anë të kapitenit, Adrian Mutu dhe dy herë me anë të sulmuesit, Çiprian Marica. Nga ana tjetër, Bosnja edhe në këtë takim tregoi se ka probleme të mëdha sidomos në repartin e mbrojtjes, ku si kapiteni Spahiç, por edhe dy lojtarët e krahut, Mujzhda dhe Stiliç treguan limitet e tyre. Madje, ky i fundit u ndëshkua edhe me karton të verdhë, duke u pezulluar kështu për ndeshjen e radhës ndaj Shqipërisë ditën e martë në Zenica. Me këtë humbje rriten edhe më shumë problemet për kuqezinjtë, pasi boshnjakët nuk do t’i lejojnë vetes që të humbin edhe një ndeshje tjetër, madje në fushën e tyre. Ndaj takimi ndaj Shqipërisë bëhet deçiziv për këta të fundit, të cilët pretendojnë, ashtu si rumunët që të kapin vendin e dytë në renditje, i cili të çon në “play-off” për në kualifikimet e EURO 2012-s. Ndërkaq, në takimin tjetër të grupit D, Franca dhe Bjellorusia nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1, që u lejon bluve të Lorent Blank të mbajnë vendin e parë në renditje, ndërsa bjellorusët të rreshtohen në vendin e dytë me një pikë më shumë se Rumania dhe Shqipëria. Golat u shënuan që të dy nga francezët, ku në fillim ishte Abidal që shënoi në portën e tij dhe dy minuta më vonë barazoi, Malauda.

Grupi D/Ndeshjet

Rumani-Bosnjë 3-0
Shënues: Mutu 37’,
Marica 41’, 55’

Bjellorusi-Francë 1-1
Shënues: Abidal 20’ (autg)/
Malouda 22’

Renditja

Skuadra ND F B H P
Franca 6 4 1 1 13
Bjellorusi 6 2 3 1 9
Rumania 6 2 2 2 8
Shqipëria 5 2 2 1 8
Bosnja 5 2 1 2 7
Luksemburg 6 0 1 5 1

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *