Home / Sport / Salihi: Mirupafshim Rapid Wien

Salihi: Mirupafshim Rapid Wien

Menaxheri Erkan Sulejmani: Brenda dy ose tri javesh vendosim per ekipin e ri te Hamdiut.

“Mirupafshim”. “Keshtu i thone ne shqip “auf Wiedersehen”, – e nis shkrimin e saj faqja sportive austriake, Spornet.at.

“Nese Hamdi Salihi do t’i jape lamtumiren Rapidit, apo do te permbushe kontraten e tij deri ne vitin 2012, kjo mbetet akoma e paqarte”, – shkruan Sportnet.at.

Sipas saj, sulmuesi shqiptar 27-vjeçar nuk po stervitet me Rapid, por ndodhet akoma me pushime.

Gjithashtu, Salihi pesoi nje goditje ne kavilje gjate ndeshjes kualifikuese te Euro 2012-s kunder Bosnjes, nderkohe qe ai nuk mori pjese as ne testin e Shqiperise kunder Argjentines.

Megjithate, prapasekanet per transferimin e tij jane me zhurmshme.

Sipas menaxherit te Hamdi Salihit, Erkan Sulejmani, shkodranin e kerkojne klube nga Gjermania, Turqia, Holanda, Rusia.

“Ne do te gjejme shume shpejt akordin dhe brenda dy apo tri javesh do te marrim vendimin e duhur”, citohet Sulejmani.

Por menaxheri i Rapid Wien, Stefan Ebner, deklaroi se zyrtarisht nuk ka ndonje oferte per Salihin, te vlerësuar 1.5 milione euro.

Nderkohe Rapid i ka marre masat, pasi ka blere nje tip te ngjashem si Salihi dhe ky eshte Dani Alar, i forte ne zonen e rreptesise.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *